Gjykimi i namazit të dy Bajrameve

Gjykimi i namazit të dy Bajrameve

Këto dy namaze janë obligim për çdo musliman që ka mundësi, mashkull qoftë apo femër, në vendin ku ai qëndron.
Nga Umu Atija përcillet: “Na urdhëroi (Profeti – salallahu alejhi ue selem) për të prezantur në faljen e namazeve të Bajrameve, të nxjerrim vajzat (që sapo kanë mbushur moshën e pubertitetit), të virgjërat që qëndrojnë në shtëpi dhe gratë me menstruacione, duke i urdhëruar këto të fundit që të
mos i afrohen musales (vendit të faljes) së muslimanëve.”
Buhari dhe Muslimi
Në përcjelljen e Hafsa bint Sirinit, vjen se Umi Atija ka thënë:
“Urdhëroheshim që për prezantimin në faljen e Bajrameve, të nxirrnim virgjëreshat dhe ato që qëndrojnë në shtëpi.” Më pas tha: “Femrat me menstruacione prezantojnë duke qëndruar prapa njerëzve dhe bëjne tekbir me ta.”
Buhari dhe Muslimi

Dije se Profeti (salallahu alejhi ue selem) gjithmonë e ka falur këtë namaz në këto dy festa, duke mos e lënë atë asnjëherë. Ai urdhëroi që të gjithë njerëzit të prezantojnë në faljen e tij, edhe vajzat, virgjëreshat, ato që qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe ato me menstruacione të mos qëndrojnë në musale, por të përfitojnë nga mirësia e kësaj dite dhe lutjes së muslimanëve. Gjithashtu, urdhëroi edhe ato femra që nuk
kanë rroba për t’u mbuluar, që të prezantojnë duke u veshur me rrobat e shoqeve të tyre. Urdhri për të dalë, nënkupton urdhrin për namaz për çdokënd që nuk ka arsye për mosprezantim dhe burrat janë më të predispozuar sesa gratë në këtë obligim. Kjo gjë tregon se gjykimi i këtij namazi është: uaxhib për çdokënd dhe jo vetëm për një pjesë të muslimanëve.

You may also like...