займы онлайн

Gjurmët e shëmtuara që lën mëkatet

GJURMËT E SHËMTUARA TË MËKATEVE

Rreth kësaj teme, njerëzit kanë mendime të ndryshme :

Një grup prej tyre kanë thënë se mëkatet e pakësojnë jetën, ashtu siç e pakësojnë edhe rriskun. Për shtimin e këtij të fundit, Allahu ka vënë kushte, të cilat duhen plotësuar.  Si rrjedhojë, edhe për shtimin e jetës ekzistojnë shkaqet përkatëse.

Sipas këtij grupi, jeta shtohet me shkaqe, ashtu siç edhe pakësohet me shkaqe. Rrisku dhe vdekja, lumturia dhe dëshpërimi, shëndeti dhe sëmundja, pasuria dhe varfëria, edhe pse funksionojnë me caktimin e Allahut, ato caktohen prej Tij në bazë të shkaqeve.

Kurse, një grup tjetër thotë se kryerja e mëkateve ndikon negativisht te jeta e vërtetë që është jeta e zemrës. Për këtë arsye, në suren Nahl, Allahu (xh.sh) e ka konsideruar jobesimtarin të vdekur e jo të gjallë. Pra, jeta e vërtetë është jeta e zemrës dhe mosha e njeriut është koha e jetës së tij. Mosha është vetëm ajo periudhë kohore, gjatë së cilës njeriu ka qenë i lidhur me Zotin. Vetëm orët e kësaj kohe janë orët e jetës së tij. Punët e mira, devotshmëria dhe adhurimi, i shtojnë këto orë dhe shuma e tyre përbën moshën e vërtetë.

Me një fjalë, nëse njeriu largohet prej Allahut dhe e mbush kohën e tij me mëkate, atëherë një pjesë e mirë e jetës së tij të vërtetë ka humbur kot dhe frytet e kësaj kotësie ai do t’i gjejë në ditën e gjykimit, për të cilën, në Kuran thuhet: “E thotë: Oh i gjori unë, sikur të isha përgatitur për jetën time!”[1] Pra, çështja qëndron nëse ky njeri ka largpamësi për të realizuar interesat e kësaj bote dhe botës tjetër. Nëse i mungon ky vizion, në të vërtetë, ai e ka humbur të gjithë jetën e tij, rruga do t’i zgjatet për shkak të pengesave, ndërsa shkaqet për të bërë vepra të mira do t’i vështirësohen, në varësi të shpenzimit të kohës për veprat e kundërta me to. Në realitet, ky është pakësimi real i jetës së tij.

Sekreti i kësaj çështjeje qëndron në faktin se mosha e njeriut është periudha e jetës së tij dhe jeta e vërtetë është ajo që kalohet në përkushtim ndaj Allahut.

[1] – El-Fexhër 24.

Titulli në shqip: “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)

You may also like...