Froni i qiellit dhe froni i tokёs.

Froni i qiellit dhe froni i tokёs.

Krijesa mё e pёrsosur, mё fisnike mё madhёshtore, mё e ndritur , mё e lartё, mё e lartё nё vend dhe pozitё dhe mё e madhja, ёshtё Arshi (froni) i Allahut, ndaj dhe Allahu i Madhёruar u Lartёsua mbi tё. Krijesat e tjera, sa mё afёr Arshit qё tё jenё krijuar, aq mё fisnike, tё ndritshme dhe tё pёrsosura janё nё krahasim me tё tjerat qё ndodhen mё larg, pёr kёtё arsye Xheneti i Firdeusit ёshtё Xheneti mё i lartё, mё i mirё dhe mё i ndritshmi, sepse ai ёshtё mё pranё Arshit, e Arshi ёshtё ҫatia e tij. Ҫdo gjё, sa mё larg tij tё ndodhet, aq mё e errёt dhe e ngushtё ёshtё nё krahasim me tё tjerat, prandaj dhe mё i poshtёmi i tё poshtёmve, ёshtё vendi mё i keq dhe mё i ngushtё larg ҫdo tё mire. Allahu i ka krijuar zemrat dhe i ka bёrё ato vendnjohjen e Tij, nё to vendoset dashurija pёr Allahun. Zemra ёshtё froni (arshi) i shembullit mё tё lartё, qё ёshtё pikёrisht njohja e Tij, dashuria pёr Tё dhe dёshira pёr t’u afruar me Tё. Allahu i Lartёsuar thot:
“Pёr ata qё nuk besojnё nё Botёn e Pёrtejme, ёshtё pёrcaktuar shembulli i mё tё keqes, ndёrsa Allahut i pёrket Shembulli mё i lartё dhe Ai ёshtё i Gjithfuqishmi, mё i Urti Gjithёgjykues.”
(Nahl, 60)

Ёshtё Ai, i Cili e fillon krijimin, pastaj do ta pёrsёrisё atё dhe kjo ёshtё shumё e lehtё pёr Tё. Atij i takon shembulli mё i lartё nё Qiej dhe nё Tokё. Dhe Ai ёshtё i Gjithёfuqishmi, mё i Urti, Gjithёgjykues.”
(Rrum, 27)
“Asgjё nuk i shёmbёllen Atij”
(Shura, 11)

Njohja, dashuria dhe dёshira pёr tё qenё pranё Allahut ёshtё njё prej shembujve mё tё lartё qё lartёsohet nё zemrёn e besimtarit dhe ёshtё fron pёr tё. Nёse zemrea nuk ёshtё mё e pastra dhe mё e largёta nga ҫdo e keqe, ajo nuk mund tё bёhet vёnd i pёrshtatshёm pёr tё qёndruar shembulli mё i lartё nё tё, ndaj nё tё qёndron shembulli mё i ulёt, qё ёshtё dashuria dhe varёsia e zemrёs pas kёsajё bote, dhe kёshtu, kjo zemёr do bёhet vendi mё i ngushtё, mё i errёt dhe mё i largёt nga lumturia dhe pёrkryeshmёria.
Kёshtu, do tё kemi dy zemra, njё zemёr e cila bёhet fron pёr Allahun (njohjen dhe dashurinё pёr Tё), e nё tё cilёn do tё ketё jetё, dritё, ngazёllim, hare, lumturi dhe ҫdo gjё tё mirё, por nё anёn tjetёr, do tё kemi njё zemёr, e cila ёshtё bёrё fron i shejtanit, dhe nё tё do tё gjesh ngushtёsi, errёsirё, vdekje, trishtim, ankth dhe stres. Njё njeri i tillё do tё jetё i pikёlluar pёr tё shkuarёn e tij, i merakosur pёr ҫastet qё jeton dhe nё ankth pёr atё qё e prêt nё tё ardhmen. Pra nёse drita futet nё zemёr, vjen si ndikim i shembullit mё tё lartё, ndaj dhe ajo hapet dhe zgjerohet, e nёse nё tё nuk ka njohje dhe dashuri pёr Allahun, atёherё nё tё (zemrёn) do tё ketё vetёm errёsirё dhe ngushtёsi.

(Shkёputur nga “El Feuaid” i Ibn Kajim El Xheuzije)

You may also like...