Ëndrra që cuditi dijetarët

Dielli dhe Hëna po perëndonin…!

Pak para vdekjes së shejh Ibën Bazit përmendet se disa dijetarë kishin parë ëndërr sikur dielli dhe hëna po perëndonin. Kështu ata ishin në dyshim rreth komentit të saj por me vdekjen e shejh Ibën Bazit e pastaj pas disa muajsh edhe të shejh Albanit dijetarët kuptuan se komenti i ëndrrës ishte vdekja e këtyre dy dijetarëve të medhenj.
Shejh Ibën Bazi vdiq pas një sëmundje me datën 27/1/1420.
Namazi i xhenazes së tij u fal në Mekë pas namazit të Xhumas ku edhe u varros. Me urdhër qeveritar namazi i xhenazes në mungesë të saj, pas Xhumasë, u fal edhe në Haremin e Medinës si dhe në të gjitha xhamitë e Arabisë Saudite dhe në shumë vende të botës islame.
Në varrimin e shejhut morën pjesë me qindra e mijëra njerëz turmë kjo e njohur për të gjithë ata që e kanë parë nëpër faqet e internetit.
Ai pas vetes la tetë fëmijë, katër djem e katër vajza.
Allahu e mëshiroftë këtë dijetarë të urtë dhe gjithë vëllezërit e tij në dije !

You may also like...