Emrat e Ditës së Kiameti!

Emrat e Ditës së Kiameti!
Ora..
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Ora me siguri ka për të ardhur dhe në të nuk ka kurrfarë dyshimi.” (Gafir, 59)
Dita e Ringjalljes..
Allahu i Lartësuar thotë: “Ju me të vërtetë keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër- deri në Ditën e Ringjalljes, -e ja kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e keni ditur.” (Rrum, 56)
Dita e Gjykimit..
Allahu i Lartësuar thotë: “Sunduesi i Ditës së Gjykimit.” (Fatiha, 3)
Dita e Pikëllimit..
Allahu i Lartësuar thotë: “Paralajmëroi ata (o Pejgamber) për Ditën e Pikëllimit.” (Merjem, 39)
Banesa e Fundit..
Allahu i Lartësuar thotë: “Banesa e Fundit, ajo është jeta, sikur ta dinin.” (Ankebut, 64)
Dita kur njerëzit i thërrasin njëri-tjetrit..
Allahu i Lrtësuar thotë: “O populli im, un i druhem vërtetë Ditës, kur do ti thërrisni njëri-tjetrin.” (Gafir, 32)
Banesa e Përhershme..
Allahu i Lartësuar thotë: “O populli im! Në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohëshme, ndërsa Jeta Tjetër është banesa e përhershme.” (Gafir, 39)
Dita e Ndarjes..
Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo është Dita e Ndarjes të cilën ju e përgënjeshtronit.” (Safat, 21)
Dita e Mbledhjes..
Allahu i Lartësuar thotë: “…e të paralajmërosh Ditën e Mbledhjes, për të cilën nuk ka dyshim.” (Shura, 7)
Dita e Llogarisë..
Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarise.” (Sad, 53)
Dita e Kërcënimit..
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe do të fryhet në Sur- kjo është Dita e Kërcënimit.” (Kaf, 20)
Dita e Amshimit..
Allahu i Lartësuar thotë: “Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e Amshimit.” (Kaf, 34)
Dita e Daljes..
Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën, kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).” (Kaf, 42)
Ngjarja…
Allahu i Lartësuar thotë: “Kur të ndodhë Ngjarja (kijameti).” (Uakia, 1)
E vërteta e pashmangshme..
Allahu i Lrtësuar thotë: “E Vërteta e pashmangshme! Ç’është e vërteta e pashmangshme? E kush do të ta shpjegoj ty se ç’është e Vërteta e pashmangshme?” (Hakka, 1,2,3)
Gjëma më e madhe..
Allahu i Lartësuar thotë: “Kur të arrijë gjëma më e madhe.” (Naziat, 34)
Ushtima..
Allahu i Lartësuar thotë: “Por, kur të vijë ushtima…” (Abese, 33)
E Afërmja..
Allahu i Lartësuar thotë: “E Afërmja (Kijameti) është afruar.” (Nexhëm, 57
Gjëmimi..
Allahu i Lartësuar thotë: “Gjëmimi i tmerrshëm! C’është gjëmimi i tmerrshëm? Kush mund të ta shpjegoj ty se çfarë është gjëmimi i tmerrshëm?” (Karia, 1,2,3,)

You may also like...