займы онлайн

Edukata e ngrënies dhe pirjes

1. Nëse në tryezë është edhe i verbri duhet ti tregohet se çfarë ka mbi të.
2. Është synet fshirja e pjatës dhe ngrënia e pjesës së përhapur të ushqimit.
3. Ngrënia e ushqimit me lejen e të zotit dhe në prani të tij.
4. Është e papëlqyer që gjatë ngrënies të bëhen biseda që ngjallin neveri.
5. Është e papëlqyer që të shahet ushqimi.
6. Sipas sunetit nuk duhet të lihen pa ngrënë gjërat e mira, hallall.
7. Të mos vështrojë shpesh në fytyrë ngrënësit e tjerë prezentë me të.
8. Është e papëlqyer që të nxjerrë nga goja e tij pjesë të ushqimit dhe ti vendosë ato përpara.
9. Nuk duhet të fshihet dora me bukë.
10. Nëse nxjerr diçka nga goja që duhet ta hudhë, atëherë ta kthejë fytyrën e tij nga ana e majtë dhe jo ta hedhë drejt ushqimit.
11. Është e pëlqyer për njeriun që bën gostin që të bëj biseda të këndshme me të ftuarit e tij.
12. Nuk duhet që bërthamat e frutave të vendosen në të njëjtën enë bashkë me frutat.
13. Është e pëlqyer që vetë i zoti i shtëpisë tua ofrojë ushqimin të ftuarve, pa i marrë leje atyre dhe nuk duhet të bëjë shpenzime të tepërta .
14. I lejohet të zotit të gostisë që disave nga të ftuarve tu japë diçka më të mirë nga ushqimi, nëse të tjerët nuk lëndohen nga kjo gjë.
15. Nëse dikush ftohet në një vakt buke, atëherë duhet të hajë atë që i vihet para, përpara se të largohet.
16. Buyka nuk puthet.
17. Është e pëlqyer që në tryezë të ulë edhe fëmijën e tij, por nëse nuk e bën, atëherë të mos e lërë pa ushqim.
18. Duhet të hajë me gëzim bashkë me vëllezërit e tij musliman dhe të ftojë edhe të varfrit.

Mblodhi Shejh Dr. Salih Es-Sindi – Allahu e ruajtë!

You may also like...