Dy qëndrimet e njeriut para Allahut

“Robi qëndron para Allahut në dy raste, njërin në namaz dhe tjetri kur ta takojë Atë. Kush i jep hakun qëndrimit të parë, i lehtësohet i dyti, ndërsa kush e nënvlerëson qëndrimin e parë dhe nuk ia jep hakun që i takon, i vështirësohet i dyti. Allahu i Lartësuar thotë: “Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe madhëroje shumë gjatë saj. Vërtetë që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, që do t’u vijë.” (Insan, 26-27)

“El Feuaid” Ibn Kajim El Xheuzije

You may also like...