Dy dobitë që do të fitosh nese sillesh i butë

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Nëse je i butë, do të fitosh dy dobi madhështore:
Së pari: Do fitosh dashurinë e Allahut të Lartmadhëruar, sepse Allahu e do butësinë dhe i do të butët.
Së dyti: Me butësi do arrish atë që nuk mund ta arrish dot me vrazhdësi.
Prandaj, mos u nxito dhe mos u rrëmbe.
Mos u jep pas ndjenjave dhe xhelozisë, duke lënë mënjanë butësinë.
Ji i matur në të gjitha çështjet e tua, edhe në veten tënde.”
(Sherhul-Kafijetush-Shafijeh 3/159)

You may also like...