Dijetari dhe hajduti

Hyri një hajdut në shtëpinë e Malik bin Dinarit, por nuk gjeti në të asgjë për të vjedhur dhe kur Malik bin Dinari sapo mbaroi namazin e tij i tha:

Erdhe që të marrësh diçka të kësaj bote, po për botën tjetër çfarë ke marrë? Hajduti i çuditur nga fjalët e dijetarit ulet pranë Malik bin Dinarit i cili e këshillon, derisa përloten të dy së bashku.

Në mëngjes shkojnë të dy në xhami dhe kur njerëzit i shohin, të habitur pyesin se si ka mundësi që dijetari më i madh është bashkë me hajdutin më të madh?!

Malik bin Dinar u tha: Ky njeri erdhi të na vjedhë ne, por ne ia vodhëm zemrën atij.”

“ Tarihu el islam’ i Dhehebiut, 2/144

You may also like...