Dhjetë gjëra janë të humbura që nuk mund të përfitosh prej tyre:

Dhjetë gjëra janë të humbura që nuk mund të përfitosh prej tyre:

1. Dituria pa veprën.
2. Vepra pa sinqeritet dhe pa pasim.
3. Pasuri që nuk shpenzohet në gjëra të mira. Prej saj nuk përfiton i pasuri në dynja dhe as në Ahiret.
4. Zemra e zbrazur nga dashuria për Allahun dhe përmallimi për Të.
5. Trup i paaktivizuar me bindjen dhe devotshmërinë ndaj Allahut.
6. Dashuri që nuk kushtëzohet me ato që do i Dashuri.
7. Kohë e humbur, pa përfituar prej saj.
8. Mendim që vërtitet rreth gjërave pa dobi.
9. Shërbim që nuk të afron tek Allahu dhe as të përmison dynjanë tënde.
10. Frikë dhe shpresë nga gjëra të cilat në të vërtetë janë në dorë të Allahut dhe robër të Tij.

Humbjet më të mëdha nga këto të dhjeta janë dy:
Humbja e zemrës dhe humbja e kohës

Ibn El Kajim në: “ Feuaid el feuaid”, f. 384

You may also like...