Devotshmëria dhe morali i mirë 2 rrugët që të afrojnë më shumë tek Allahu

Ibnul Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – bashkoi mes devotshmërisë ndaj Allahut dhe moralit të mirë*, sepse devotshmëria ndaj Allahut përmirëson lidhjen mes robit (njeriut) dhe Zotit të tij, ndërsa me moral të mirë përmirëson gjendjen mes tij dhe krijesave të Tij. Devotshmëria ndaj Allahut e bën të domosdoshme dashurinë e Allahut për të, dhe morali i mirë bën që njerëzit ta duan atë.”
“El feuaid” fq. 53

*Tek hadithi: “Ji i devotshëm ndaj Allahut kudo që të jesh, dhe të keqen pasoje me një vepër të mirë e cila do ta fshijë atë, dhe me njerëzit sillu me moral të mirë”
Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu etj dhe e kanë konsideruar : hasen, i mirë.

You may also like...