Çudira nga të pasionuarit pas leximit të librave

  • Këta libra janë më të rëndë për mua se sa tri gra!

Ka përmendur Khatibi në “El xhamiu li akhakir rauij ues sami”[1] nga Zubejr ibn Ebi Bekr Bekkar i cili ka thënë: “Një nga vajzat e motrës sime i tha gruas time: ‘Dajua im është burri më i mirë për gruan e vet! Ai as nuk martohet me grua të dytë e as blen robëreshë’ Gruaja ime ia ktheu: ‘Pasha Allahun këta libra janë më të rëndë për mua se sa tri gra!!’ ”

  • Edhe ëndërrimet i ka me librat

Sekhauij ka përmendurnë “Xheuahirul ikdejn fi fadlish sherafejn”[2] prej mësuesit të tij Ebu Zekerijja el Munauij (v. 871) icili thotë: “Më ka treguar mësuesi ynë shejkh Uelijjud-din (e ka fjalën për: Ebu Zur’ah ibnul Hafidh Zejnuddin el Irakij) në formë  përsëritjeje, se aiudhëtoi bashkë me një person ngaMakarijanga zona e Rijafesicilitha: ‘Thashë me vete – pasi isha zhytur në ëndërrime – Ah sikur të kasha katër gra në katër shtëpi të ndryshme dhe në çdo shtëpi të kasha librat që më duheshin njësoj në të gjitha shtëpitë…”

  • Nuk I kalon asnjë çast pa angazhim me dituri

Ibn Rexhebi përmend në “Dhejlut-tabekat”[3]në jetpërshkrimin e dijetarit të madh Ebul Beka Abdullah ibnul Husejn el Ukberij (v. 616) nga Ibnun Nexh-xhar icili ka thënë: “Kam lexuar para tij shumë prej librave të tij dhe jam shoqëruar me të një kohë të gjatë… e donte shumë diturinë dhe mësimdhënien, ditën dhe natën. Nuk I ikte një cast kot: ose dikush do të lexonte përpara tij, ose vet do të shfletonte libra. Aq sa dikush më ka përmendur se natën gruaja e tij I lexonte librat e letërsisë apo në fusha të tjera”

  • Brengosej për librat dhe I kishte ato si fëmijët

Përmend Ibn Rexhebi po ashtu në “Dhejlut tabekat”[4]tek jetshkrimi I Abdussamed ibn Ahmed ibn Ebil Xhejsh el Bagdadit, dijetarit të madh në shumë shkenca (v. 676) se ai shkroi predikime ku shkëlqeu në mënyrën e të folurit, me shprehje të bukura letrare, plotë oratori dhe ëmbëlsi dhe grumbulloi shumë prej tyre, të cilat I humbën në luftën e Baghdadit[5] së bashku me libra të tjerë që I kishte shkruar me dorën e tij dhe u pikëllua jashtë mase, aq sa thoshte: “Në zemër kam dy pikëllime: djalin tim dhelibrat e mi!” (Të dyja ato I kishte humbur në luftën e Bagdadit).

  • Nuk ecte pa një libër në dorë

Shumë dijetarë të njohur nuk ecnin pa pasur një libër në dorë të cilin e shfletonin, për shkak të dashurisë së madhe që kishin përleximin dhe kujdesit të madh që tregonin përkohët e tyre që të mos u shkonin kot.

Thotë Dhehebiu në “Sijer”[6]“Ibnul Abnusij thotë: ‘Hafidh el Khatibi kur ecte mbante një libër në dorë tëcilin e lexonte’

Në “Tedhkiratul huffadh”[7]po të Dhehebiu tek jetshkrimi I Ebu Daud esSixhistani tautorit të “Sunen”- ve: “Thotë Ibn Daseh: ‘Ebu Daudi kishte një mëngë të gjerë dhe njëmëngë të ngushtë, kur e pyetën për to ai u përgjigj: Kjo e gjera është për librat kurse për tjetrën s’kam nevojë (ta kem të gjerë)”

Tek jetshkrimi i dijetarit të madh, gjuhëtarit Ahmed ibn Jahja I njohur me emrinTha’leb (v. 291), prej librit “Uefejatule’ajan”[8]të Ibn Khil-likan-it thuhet: “Shkaku I vdekjes sëtij ishte se ai po dilte prej xhamisë ditën e xhuma pas ikindisë, dhe ishte sprovuar me shurdhim, nuk dëgjonte veçse me vështirësi të madhe. Në dorën e tij kishte një libër që e lexonte rrugës për në shtëpi. Në një moment e goditi një kal dhe e hodhi në një gropë. E nxorrën prej aty në gjendje tër ëndë dhe e çuan në shtëpi në atë gjendje. Kishte dhimbje në kokë dhe kështu vdiq pas dy ditësh.”

El Askerij përmend në “EL hath-thu ala talebililm”[9] (Nxitja për kërkimin e diturisë) se Ebu Bekr Muhammed ibn Ahmed el Bagdadij el Khajjat (rrobaqepësi), dijetari I madh I gjuhës (v. 320), mësonte gjatë gjithë kohës, edhe duke ecur rrugës. Aq sa ndonjëherë binte në ndonjë gropë (ngaqë e kishte mendjen tek leximi) apo e shtypte ndonjë kafshë.

Dhe më parë e përmendëm historinë e Imamit Sulejm erRazij. [10]

Shumë prej dijetarëve u lexoheshin libra edhe duke ecur rrugës për të shfrytëzuar kohën që mos tu shkonte kot, dhe nga dashuria e madhe për të përfituar. Siç përmendet tek jetshkrimi I Hafidh Ebu Nuajm el Asbahanij, autorii “El hiljeh” (v. 430) siç përmendet tek “Tedhkiratul huffadh”[11] (Memoaret e hafizave, dijetarëve të mëdhenj).

Po  ashtu tek jetshkrimi I imamit Alemud-din es Sekhauij el Mukri (Lexuesi I Kuranit) (v.643), siç qëndron tek jetshkrimi I tij te libri “Tabekatul kurrail kibar” (Memoaret e kënduesve (hafizave) të mëdhej të Kuranit).[12]

Dhe prej atyre që kemi pare një gjendje të tillë ku I lexohej atij dhe e pyesnin për fenë (I kërkonin fetva) ishte edhe mësuesi I mësuesve tanë dijetari I madh Abdulaziz ibn Baz (v. 1420 hixhrij) – Allahu I Lartësuar e mëshiroftë – kjo ishte e zakonshme dhe diçka e përsëritur për të. Gjë të cilën e bënte me shpirt të hapur, me kënaqësi e me fytyrë të qeshur. Allahu e shpërbleftë për dijen që ka përcjellë me shpërblimin më të mirë.

“Nxitësi për lexim”

Përktheu: Emin Bilali

[1]1/ 149-150. Dhe shiko: “Sijeru A’lamin nubela” (12/313).

[2]1/162

[3]2/111

[4]2/292

[5] Është fjala për sulmin e mongolëve kundër Bagdadit dhe rënien e kalifatit abasit në vitin 656 sipas hixhretit. Shumë përmendet kjo luftë për numrin e madh të librave që kanë humbur në të, dhe njerëzit përmendin bëmat e mongolëve dhe zgjerohen shumë në këtë temë, por mua më ka pëlqyer këndvështrimi i Taxhud-din es Subkij në “Tabekat”-in e tij (1/312) ku pasi përmend në disa faqe historinë e tyre thotë: “Dhe i mjafton fekihut (njeriut të dijes që ka kuptim) ajo që kemi sjellë. Sepse koha e kërkuesit të dijes është më fisnike se sa të humbasë në rrëfimet për ta, veçse për të marrë mësim prej tyre. Dhe ajo që kemi sjellë mjafton si mësim për ata që duan të nxjerrin mësime.”

[6]18/281.

[7]2/592.

[8]1/104.

[9]Fq. 77.

[10]Që përsëriste diturinë edhe rrugës duke ecur, saqë një herë tha: duke ecur deri tek shtëpia lexova një xhuz (20 faqe nga Kurani).

[11]3/1094.

[12]3/1105.

You may also like...