Cilat janë shkaqet që na forcojnë besimin?

Cilat janë shkaqet që na forcojnë besimin?

Së pari: Meditimi në leximin e Kuranit dhe shpeshtimi i leximit të tij. Ai që mediton në leximin e Kuranit i forcohet besimi dhe përqëndrimi në fe.
Së dyti: Kushtimi rëndësi haditheve dhe moraleve të Profetit alejhi selam, sahabëve dhe njerëzve të tjerë të mirë, sepse nëse njeriu dëgjon hadithet, historinë e Profetit alejhi selam, të sahabëve, përpjekjet e tyre të mëdha në vepra të mira dhe frikën e tyre për Allahun, kjo gjë shton tek ai dëshirën për të ecur në rrugën e tyre.
Së treti: Njeriu duhet të llogarisë vetveten, të përkujtojë vdekjen e cila vjen papritur, se çfarë ka vepruar ky njeri, në mënyrë që të jetë i përgatitur për përfundimin e jetës së tij.
Së katërti: Shoqërimi me njerëzit e mirë, duke përfitur nga moralet dhe dituria e tyre, të cilët e përkujtojnë atë vazhdimisht për Ahiretin dhe e ndihmojnë për këtë gjë.
Së pesti: Prezantimi në tubimet e dijes në mënyrë të vazhdueshme dhe korrekte, duke u përpjekur që të përfitojë sa më shumë prej tyre… .

Shejh Abdulaziz bin Baz
Allahu e mëshiroftë

You may also like...