Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm?

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit?

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një numër shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.
Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i parë:

Të sjellë ndërmend gjynahet e veta, pasi mund të kenë qenë gjynahet e tij sebepi (shkaku) që Zoti po e sprovon me njerëz që i bien më qafë.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin fisnik:
وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ (30)
“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.” Esh Shura, 30.
Nëse muslimani, sa herë që dikush e mërzit, apo sa herë që i ndodh diçka e pakëndshme, shikon si shkaktar për atë që po i ndodh ‘gjynahet e veta’ dhe mangësinë e tij në lidhje me kryerjen e dispozitave të fesë, atëherë nuk do ta lodhi veten duke urryer njerëzit apo ‘fatin e tij të keq’, por do ta angazhoj veten me pendim të sinqertë dhe përmirësim të vetvetes, gjë e cila mesiguri që do t’i kthehet në dobinë e tij.
Kështu pra, nëse e shikon dikë që sa herë i ndodh diçka e pakëndshme fillon të grindet me njerëzit duke e kërkuar fajin tek ata, dije se veprimi i tij është shumë i shëmtuar dhe gjendja e tij është për të ardhur keq.
Ndërsa në krahun tjetër, nëse njeriu, sa herë që i ndodh ndonjë e pakëndshme, pendohet tek Zoti duke qenë i bindur se shkak për problemet e tij janë gjynahet e tij, atëherë dije se ajo fatkeqësi që i ka rënë, ka për të qenë mirësi për të dhe ai do të dalë prej saj, në një gjendje më të mirë se ç’ishte më parë.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Nuk zbresin fatkeqësitë, veçse si pasojë e gjynaheve dhe nuk largohen, vetëm se duke u penduar prej tyre.”
Po ashtu, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Njeriu nuk duhet të shpresoj te askush tjetër, përveç Zotit të tij dhe nuk duhet t’i frikësohet asgjëje tjetër, përveç mëkateve të veta.”
vijon…
Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët
Tekijudin Ahmed Ibën TEJMIJE
661 – 728 h
Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond AJDINI

You may also like...