Çfarë tha Shejh Albani për veten kur i kaloi 84 vjet nga jeta e tij?

0
8328

Në librin “Sahih Meuaridu Dham’an” ne hadithin me nr 2087, Ebu Hurejra radiaAllahu anhu përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Mosha e umetit tim do jetë mes gjashtëdhjetave dhe shtatëdhjetave dhe pak do jenë ata që do e kalojnë këtë moshë.” Ibn Arafe tha: Edhe unë jam prej këtyre të paktëve.

Shejh Albani duke e komentuar këtë hadith thotë: Edhe unë jam prej këtyre të paktëve. I kam kaluar tetëdhjet e katër vjet dhe lus Allahun të jem prej atyre që u zgjatet jeta dhe u përmirësohen punët. Megjithatë gati sa nuk dëshiroj vdekjen kur shoh se si muslimanët i janë larguar fesë dhe mbi ta ka rënë poshtërsia, e nga kush? Nga njerëzit më të ulët. Por kurrë nuk e kërkoj atë (vdekjen) sepse hadithi i Enesit qëndron para syve te mi qysh kur isha i vogël. Prandaj nuk më takon vetëm se të them atë që më ka urdhëruar Profeti (alejhi selam): “O Zot më jep jetë nëse jeta është në dobinë time dhe më vdis atëherë kur vdekja të jetë më e mirë për mua.”

Gjithashtu I lutem ashtu siç më ka mësuar Profeti alejhi selam me fjalët: ” O Zot na bëj ta gëzojmë dëgjimin shikimin dhe forcën tonë për aq sa të jetojmë.

Kështu Allahu iu përgjigj lutjes sime, më dha ti gëzoj të gjitha, ja unë vazhdoj kërkoj, studioj shkruaj me një zell të pashembëllt. Fal namazet nafile në këmbë dhe ngas makinën vetë në vende të largëta dhe shumë shpejt, gjë për të cilën më kanë këshilluar disa vëllezër, por e dinë sqarimin tim në këtë çeshtje. Këto i them duke u nisur nga fjala e Allahut që thotë: “Dhe të mirat që ti dha Zoti yt tregoi” duke shpresuar nga Zoti im që të mi shtojë të mirat e Tij dhe ti bëjë të gjitha vepra që mbeten pas meje dhe të ma marrë shpirtin si musliman në sunet, sunetin për të cilin shkrova dhe ftova gjatë gjithë jetës sime. I lutem që të më bashkojë me dëshmorët dhe njerëzit e mirë e sa shokë të mirë që janë ata. Ska dyshim Allahu dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.

Pershtati Fatjon Isufi.