Çfarë qëndrimi duhet të mbajë muslimani ndaj qytetërimit perëndimor?

Çfarë qëndrimi duhet të mbajë muslimani ndaj qytetërimit perëndimor?

Thotë shejh Muhamed El Emin Esh Shenkitij – Allahu e mëshiroftë:
“ Qëndrimi i muslimanëve ndaj qytetërimit perëndimor është katër lloje:
1. Refuzimi total i tij, pra i të mirës dhe të keqes së tij.
2. Marrja e tërë e tij, me të mirën dhe të keqen që ai ka.
3. Marrja vetëm e të keqes së tij dhe lënia e të mirës që ka.
4. Marrja e të mirës dhe lënia e të keqes që ka .
Tre llojet e para janë të gabuara dhe vetëm lloji i fundit është i drejtë dhe i saktë.
Të njëjtën gjë bënte edhe Profeti alejhi selam, i cili përfitoi nga hapja e hendekut në luftën e Ahzabit, që ishte një strategji ushtarake perse, që ia mësoi Selman El Farisij dhe nuk e pengoi Profetin alejhi selam nga ky përfitim fakti që një strategji e tillë ishte nga pabesimtarët.
Gjithashtu Profeti alejhi selam përfitoi edhe nga orientimi i rrugës që i bënte Ibn El Erikit Ed Duelij, gjatë hixhretit në Medine, edhe pse ky udhërrëfyes ishte pabesimtar.
Pra qëndrimi i Islamit dhe muslimanëve ndaj qytetërimit perëndimor është që të përfitojë sa mundet nga shpikjet e tyre të karakterit material dhe të ruhet nga ndikimet negative të tyre rreth Krijuesit të Universit, e në këtë mënyrë do të përmisojnë jetën e tyre në këtë botë dhe në Botën e përtejme.
Por me keqardhje disa muslimanë marrin degradimin moral të tyre dhe braktisjen e fesë, e në këtë mënyrë nuk arrijnë asnjë përfitim material, por vetëm sa shkatërrojnë jetën e tyre në këtë botë dhe në Botën e përtejme.”

Ed dua el bejan: 4/382

You may also like...