Çfarë ndodh kur thyhet pasqyra?

Thyerja e pasqyrës
A ndikon thyerja e pasqyrës në aktivitetin tonë për mbarë apo ters?
Çdo musliman/e duhet të jetë i bindur dhe i sigurtë se jetën e tij dhe çdo aktivitet të tij si: suksesin dhe dështimin, shëndetin dhe sëmundjen, lumturinë dhe vuajtjen, pasurinë dhe varfërinë, jetën dhe vdekjen etj., i ka në dorë vetëm Allahu dhe se asnjë send, person apo fenomen nuk kanë mundësi e fuqi që të ndryshojnë rrjedhën e asaj që ka caktuar Allahu për ty, i Cili thotë në Kuran:
“Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Junus: 107) dhe:
“ Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-En’am: 17) dhe profeti Muhamed alejhi selam ka thënë:
“ Dije, se nëse tërë njerëzimi mblidhet për të të bërë ty dobi në diçka, ata nuk do të munden nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për ty dhe nëse tërë njerëzimi mblidhet për të të bërë ty dëm në diçka, ata nuk do të munden nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.” Tirmidhiu.
Pra besimtari/a gjithmonë në çdo rast dhe për çdo gjë zemrën e tij duhet ta lidhë vetëm me Allahun dhe me tërë qenien e tij ti mbështetet vetëm Allahut, ndërsa besimi në raste të tilla si: thyerja e pasqyrës, macja e zezë etj., janë besëtytni për të cilat Islami ndaloi dhe nuk janë pjesë e besnmit të pastër tek Zoti.

You may also like...