Çfarë duhet të bësh kur komshiu sillet keq me ju?

Bejhakiu percjell nga Ebu Hurejra se kur erdhi nje person tek Profeti alejhi selam dhe i ankohej per lendimet e fqinjit te vet, Profeti i tha:
Duro. Me pas ai erdhi perseri ndersa Profeti it ha:
Duro dhe heren e trete kur erdhi Profeti e urdheroi qe te nxirrte orendite e shtepise ne rruge. Njerezit kur kalonin e pyesnin dhe ai u tregonte per fqinjin dhe lendimet e tij dhe ata e mallkonin per kete veper qe ai bente. Dhe ne momentin kur fqinji mori vesh per kete shkoi dhe i kerkoi qe ti kthente orendite ne shtepi dhe i premtoi se nuk do e lendonte me kurre.” Kjo eshte nje lloj shfaqje (e padrejtesise) ne te cilen na ka udhezuar Profeti alejhi selam.

-Nisur nga kjo themi se nese dikujt i eshte bere nje padrejtesi urdherohet qe te duroje sepse per kete ai merr shperblime te medha, por nese arrin ne nje gjendje qe nuk e duron me ate lloj padrejtesie sic thote Profeti alejhi selam ne Musned etj: Muslimani nuk duhet ta demtoje veten. I thane: si mundet ta demtoje veten? Ai tha: Duke mbartur ate sprove qe nuk mundet ta perballoje.” Atehere ai mundet ta shfaqe padrejtesine qe i eshte bere pa e tepruar qofte ne gjykate (nese ka gjykata islame) apo qofte dhe ne mjetet e komunikimit. Psh nese i eshte cenuar imazhi apo dicka tjeter i lejohet ne kete rast por pa e tepruar dhe pa bere zullum sepse Allahu i Madheruar nuk e do padrejtesine.
-Allahu i Madheruar thote: “Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveçse nga të dëmtuarit. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” Nisa 148.
Qe do te thote se nuk ka problem nese njeriu te shfaqe dicka prej padrejtesise me fjale te keqia qe i jane bere me perjashtim te rastit ku kalon ne padrejtesi ndaj tjeterit dhe i kalon kufijte. Pra i lejohet q eta shfaqe ate padrejtesi me kusht qe te mos kaloje ne zullum dhe kalim te kufijve.

You may also like...