Çështë shirku dhe si ndahet ai?

Çështë shirku dhe si ndahet ai?

Shirku është:
1- Idhujtaria në Rububije (zotërim). Ai është besimi i njeriut se Allahu ka ortak në krijimin e krijesave, apo në përkujdesjen ndaj tyre.

2- Idhujtaria në Uluhije (adhurim). Ky lloj i shirkut ndahet në dy pjesë: Shirk i madh dhe shirk i vogël.

a- Shirku i madh ndodh atëherë kur njeriu ia kushton dikujt tjetër përveç Allahut ndonjë prej llojeve të adhurimit. Si për shembull: t’i lutet dikujt tjetër përveç Allahut, të shpresojë prej Tij apo t’i frikësohet Atij. Ky lloj shirku të nxjer nga Islami, dhe nëse njeriu vdes pa u penduar prej tij, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.

b- Shirku i vogël i referohet atyre shkaqeve që mund të çojnë tek idhujtaria, si për shembull: betimi për dikë tjetër përveç Allahut, syfaqësia, etj..me kusht që të mos kenë arritur gradën e adhurimit (sepse nëse e arrijnë gradën e adhurimit atëherë konsiderohet shirk i madh).

You may also like...