займы онлайн

Çështë imani (besimi) dhe islami, cilat jane parimet bazë të tyre?

Çështë imani (besimi) dhe islami, cilat jane parimet bazë të tyre?

Imani është pohimi me vendosmëri i të gjitha urdhërave që Allahu dhe I Dërguari I Tij (alejhi selam) kanë obliguar që ti besojmë, duke përfshirë dhe ato vepra të cilat janë prej imanit.
Ndërsa Islami është: Ti dorëzohesh vetëm Allahut dhe të bindesh ndaj urdhërave të Tij.
Parimet bazë të tyre përmenden në këtë ajet fisnik:
“Ju (besimtarë) thoni: “Ne e besuam Allahun, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise), atë që iu dha Musait, Isait dhe atë që u është dhënë Pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.”
(Bekare: 136)
Gjithashtu në hadithin e Xhibrilit i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Imani është besimi te Allahu, te Engjët e Tij, te Librat e Tij, tek të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në paracaktimin e Tij, qoftë i mirë apo i keq.”
Ndërsa për Islamin tha:
“Islami përkufizohet: Të dëshmosh se nuk e meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të vizitosh Qaben duke bërë haxhin.”
(Muslimi)
Në këtë hadith Pejgamberi (alejhi selam) e shpjegoi Imanin me bindjet e zemrës, ndërsa Islamin me zbatimin e dispozitave fetare të dukshme.

Shejh Abdurrahman Es Sadij.
Allahu e meshirofte

You may also like...