Ç’është besimi i plotë? A është e mundur që besimi të shtohet dhe të pakësohet?

Ç’është besimi i plotë? A është e mundur që besimi të shtohet dhe të pakësohet?

Besimi është termi që përfshin bindjen e zemrës dhe veprat e saj, dhe ai shprehet me anë të gjuhës dhe gjymtyrëve. E gjithë feja, me bazat dhe degët e saj përfshihen në termin e besimit. Rrjedhimisht ai shtohet kur forcohet bindja që gjendet në zemër, po ashtu kur shtohen veprat e mira, ndërsa pakësohet nëse ndodh e kundërta (me dobësimin e bindjes dhe kryerjen e mëkateve).

Shejh Abdurrahman Es Sadij.
Allahu e meshirofte!

You may also like...