Ç’do të thotë të braktisësh Kuranin?

Ç’do të thotë të braktisësh Kuranin?

Tefsiri i ajetit:

“وقال الرسول يا رب إن قومي اتخذوا هذا القرآن مهجورا”سورة الفرقان: 30

 Profeti tha: O Zoti im! Populli im, e braktisi këtë kuran”. Suratu El-Furkan:30.

 Ibën Kethiri në tefsirin e tij thotë:  “Allahu i madhëruar tregon për të dërguarin e tij Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin  gjithmonë mbi të deri në ditën e gjykimit-, se ai ka thënë:

“Profeti tha: O Zoti im! Populli im, e braktisi këtë kuran”.

Kjo sepse politeistët  nuk e dëgjonin dhe as i qaseshin Kuranit, siç ka thënë Allahu i madhëruar:  “Jobesimtarët thanë: Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe thoni fjalë të kota në mënyrë që ta mundni (Kuranin)”.

Atyre, kur u lexohej Kurani i shtonin fjalët e kota që të mos e dëgjonin. Ky është largim prej tij! Gjithashtu lënia e studimit dhe memorizimit të tij është largim prej tij, lënia e imanit dhe besimit në të është largim prej tij, lënia e meditimit dhe kuptimit të tij është largim prej tij, lënia e punës me të, moszbatimi i urdhrave të tij dhe mosdistancimi nga të ndaluarat e tij, është largim prej tij,  kalimi nga ai në diçka tjetër si poezi, thënie, këngë, argëtim, fjalë apo një mënyrë e marrë jo nga ai, është largim prej tij.

Kështu që ne e lusim Allahun Bujar e posedues i gjithë të mirave të distancohemi nga gjërat që e zemërojnë Atë dhe të na drejtojë tek gjërat që e kënaqin Atë, në memorizimin dhe kuptimin e librit të Tij dhe kryerjen e asaj që rezulton prej tij (zbatimin e tij) në orët e natës dhe dy skajet e ditës ashtu siç e do dhe e pëlqen Ai, Ai është bujar dhe dhurues i madh.

Përgatiti: Teuta XEKA.

You may also like...