займы онлайн

Baza dhe themeli i lidhjes së robit me Zotin e tij.

Baza dhe themeli i lidhjes së robit me Zotin e tij.

Parimi themelor i kësaj që thamë është që të dish se mirësitë, që të gjitha, janë vetëm prej Allahut, mirësitë e adhurimeve dhe ato të kënaqësive, kështu që duhet ta lutësh Atë që të frymëzojë ti kujtosh ato dhe të të mundësojë ta falenderosh për to. Alahu i Lartësuar thotë: “ Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” (Nahl, 53), “

Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!” (Araf, 69), “ Dhe falenderoni për mirësitë e Allahut, nëse vërtetë e adhuroni Atë.” (Nahl, 114). Ashtu sikurse që këto mirësi janë dhurat prej Tij, po kështu edhe kujtimi i tyre dhe falenderimi për to nuk arrihen veçse me suksesin e Tij. Mëkatet janë përbuzje nga Allahu, braktisje për të dhe lënie në duart e vetvetes. Nësë Allahu nuk e nxjerrë robin nga kjo gjëndje, ai nuk mund ta bëjë këtë për vete. Pra ai gjithsesi duhet ti përulet dhe ti përgjërohet, në mënyrë që tia mënjanojë shkaqet që e çojnë drejt mëkateve. Megjithkëtë, nëse bie në ndonjë mëkat për shkak të ndonjë caktimi që duhet të ndodh, sepse e tillë është krijuar natyra njerëzore (gabimtare), atëherë duhet ti përulet dhe ti lutet që tia shmang pasojat dhe ndëshkimin për to.

Pra nevoja e robit për këto tri parime është e pa shmangshme dhe nuk gjen shpëtim pa to: falenderimin dhe kërkon ta ruaj dhe të pendohet sinqerisht. Boshti i gjithë kësaj është inkurajimi dhe kërcënimi, dëshira dhe frika, të cilat nuk janë në dorë të robit, por në Dorën e Atij që i rrotullon dhe drejton zemrat nga të dojë. Nëse Zoti i jep sukses robit, dhe ai i drejtohet me zemër të mbushur me dëshirë dhe frikë, por nëse e poshtëron duke e braktisur dhe e lë në dorë të vetvetes, nuk i drejtohet me zemër Atij dhe nuk ia kërkon këto Zotit. Ajo që do Allahu bëhet, ndërsa ajo që nuk do, nuk bëhet.

Ibn Kajim ne: “ El feuaid”

You may also like...