Banimi i parë në botën tjetër

Transmetohet se prijësi i tretë i besimtarëve, Uthman bin Affani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-, kur qëndronte pranë ndonjë varri, qante aq shumë sa i lagej mjekrra e tij. I thanë: Përkujton Xhennetin dhe Zjarrin dhe nuk qan dhe qan nga ky (varri)?!
Tha: “Ka thënë i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:
“Vërtet, varri është banesa e parë e Ahiretit (botës tjetër).
Kush shpëton prej (dënimit të) tij, të gjitha pas tij do të jenë të lehta.
Kush nuk shpëton prej tij, të gjitha pas tij do të jenë të vështira!”

Hadithin e ka bërë HASEN (të mirë) imam Albani -Allahu e mëshiroftë-.

You may also like...