Argumente për vërtetësinë e ringjalljes

varr
Argumente për vërtetësinë e ringjalljes:

– Allahu në Kuran na përmend shembuj se si njerëz të ndryshëm kanë përjetuar vdekjen dhe ringjalljen që në këtë botë. Ne duhet të dimë se çdo gjë që na tregon Zoti ynë në Kuran është e vërtetë dhe duhet pranuar, sepse Ai nuk ka nevojë për dicka që t’i gënjejë krijesat e Tij. Besimi jonë në botën tjetër nuk e shton sundimin e Tij dhe as mohimi jonë nuk e pakëson atë sundim absolut të Tij. Pra citatet kuranore që na lajmërojnë për persona që përjetuan ringjalljen dhe përshkruajnë botën tjetër janë lajme nga Zoti ynë që duhen besuar pa asnjë mëdyshje:

“Ose si shembulli i atij (Uzejrit) që kaloi pranë vendbanimit të rrënuar në kulmet e tij, e ai tha: ‘Si e ngjallë Allahu këtë pas shkatërrimit të tij?’
Allahu e bëri të vdekur atë njëqind vjet dhe i tha: ’Sa qëndrove (i vdekur)? Tha: ‘Një ditë ose një pjesë të ditës’ Allahu i tha: ‘Jo, por qëndrove i vdekur njëqind vjet. Shikoje ushqimin dhe pijen tënd si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si iu kanë shpërdredhur eshtrat).’
Kjo për të qenë argument për ty dhe njerëzit. Shiko se si i kombinojmë eshtrat, pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: ‘U binda se me të vërtetë Allahu ka mundësi për çdo gjë.” (Bekare: 259)

– Dëshmitarë e kanë parë atë Botë dhe na treguan ne vërtetësinë e saj. Në lajme të sakta nga Profeti Muhamed (alejhi selem) tregohet se Allahu i mundësoi atij që të shihte Botën tjetër, si mrekulli nga Zoti i tij. Të gjitha këto lajme janë të ruajtura dhe të përcjellura në mënyrë të saktë.

You may also like...