займы онлайн

Ai që vdes në këtë gjendje do të jetë me Profetët

Malik bin Enesi ka thënë: “Kush kapet fort pas Sunetit tradites profetike, ndërsa shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët edhe nëse në punët e tij ka mangësi.

Komentimi:
Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajt) thotë: Fjala e imam Malik bin Enesit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët”, do të thotë se kushdo që kapet fort pas Sunetit, domethënë Sunetit të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) me dije, punë dhe besim dhe vdes në të dhe shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) janë të qetë prej gjuhës së tij, duke mos hedhur baltë mbi ta apo mbi ndonjë prej tyre, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vëpërmirët sepse i është bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë mirësi të madhe: me Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të mirët! Eh sa shokë të mirë janë ata!” (En Nisa: 69)
Fjala e tij “dhe shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) janë të qetë prej gjuhës së tij”, ka kuptimin nuk i nënçmon, nuk ua ul vlerën atyre dhe nuk hedh baltë mbi ta. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El Hashr: 10)

Shejhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë), në El Akidetu el Uesitijjeh ka thënë: “Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është se zemrat dhe gjuhët e tyre janë të pastra në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Pastaj ai përmendi ajetin: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna ne”, kjo është pastëria e gjuhëve, “dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve”, ndërsa kjo është pastërtia e zemrave për shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Përktheu: Unejs SHEME

You may also like...