A e di?

A e di?
Se feja me përhapjen dhe shtrirjen më të madhe është Islami.
Shumica e mediave në botë, punojnë natë e ditë për të dëmtuar imazhin e Islamit, me qëllim ndaljen e përhapjes së tij, por rezultati i përpjekjeve të tyre është një dështim i madh, sepse numri i muslimanëve shtohet dhe numri i të konvertuarve në Islam shtohet gjithnjë e më tepër.
Studimet kanë treguar se përpjekjet për të dëmtuar imazhin e Islamit gjithmonë kanë dështuar dhe rezultati ka qenë pozitiv për Islamin, sepse çdo njeri kur bie në kontakt me këtë fe, sheh drejtësinë, mëshirën, dashurinë dhe tolerancën që ajo përmban, krejtësisht ndryshe nga propaganda mediatike antiislame.
Kjo është edhe një nga arsyet kryesore të shtimit të të konvertuarve në Islam, siç na tregon Allahu i Madhëruar në Kuran:

“Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube: 32)

You may also like...