A e di kur duhet të qash për veten?

A e di kur duhet të qash për veten??

– Kur e sheh të keqen dhe nuk e urren dhe kur e sheh të mirën dhe e nënçmon.

– Kur namazi yt shndërrohet nga adhurimi në rutinë; nga momenti i prehjes në moment të mjerimit.

– Kur e sheh veten se i pranon mëkatet dhe ke dëshirë ta sfidosh Atë (Allahun) që di çdo të fshehtë.

– Kur nuk e gjen ëmbëlsinë e adhurimit dhe kënaqësinë e bindjes ndaj Allahut.

– Kur mbushesh e fundosesh në brenga e pikëllime, ndërkohë që e ke pjesën e tretë të natës dhe nuk zgjohesh për t’iu drejtuar Allahut.

– Kur e humb kohën në gjëra të padobishme, ndërkohë që e di se do të merresh në llogari dhe prapëseprapë tregohesh i pakujdesshëm.

– Kur syri të loton për ndonjë pjesë të dhembshme të filmit, mirëpo nuk ndikohesh kur e dëgjon leximin e Kuranit fisnik.

– Kur fillon të vraposh pas dynjasë kalimtare dhe nuk garon me askënd në bindjen ndaj Allahut e në arritjen të mirave të botës tjetër.

– Kur e kupton se e ke gabuar rrugën dhe ka kaluar një pjesë e madhe e jetës.

Dije se, dera e pendimit është hapur derisa shpirti të mos arrij në grykë të fytit.

You may also like...