9 mirësitë e faljes së suneteve të sabahut

1. Mirësia e suneteve të sabahut

I Dërguari i Allahutﷺ ka thënë: “Dy rekate të namazit të sabahut janë më të mira se dynjaja dhe çka në të.” Muslimi

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Dynjaja që nga koha që është krijuar deri kur të bëhet Kiameti me krejt çka në të duke përfshirë të gjitha zbukurimet prej arit dhe argjendit, kënaqësitë, pallatet, mjetet e udhëtimit etj., këto dy rekate janë më të mira se dynjaja dhe çdo gjë që ka në të. Ngase këto dy rekate mbesin kurse dynjaja zhduket. “Esh Sherh el Mumti vëll. 4

2. Veçoritë e suneteve të sabahut.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Prej specifikës së këto dy rekateve:

Së pari: Ligjshmëria e faljes së tyre në udhëtim dhe kur je vendali.

Së dyti: Shpërblimi i tyre dy suneteve. Ato janë më të mira se dynja dhe çka në të.

Së treti: Prej suentit është që këto dy rekate të falen lehtë (nuk zgjaten). Lehtësimi i tyre brenda mundësive me kusht që mos të lihet ndonjë prej vaxhibeve.

Së katërti: Në rekatin e parë lexohet: “Kul jë ejuhel kafirun” dhe në të dytin: “Kul huvAllahu ehad.” Ose në të parin lexon ajetin: “Kulu amenna bil lahi.” El Bekare, 136. Dhe “Kul jë ehlel kitabi tealeu ilë kelimetin seuain bejnena.” Al Imran, 52 “Esh Sherh el Mumti” vëll. 4.

3. Cfarë lexohet pas sures El Fatiha në sunetet e sababhut?

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Lexohet te sunetet e sabahut pas sures El Fatiha: “Kul jë ejuhel kafirun” në të parin dhe: “Kul huvAllahu ehad” në rekatin e dytë. Nëse lexon bashkë me fatihanë në rekatin e parë “Kulu amenna bil lahi ue më unzile ilejna.” El Bekare, 136. Dhe në reaktin e dytë “Kul jë ehlel kitabi tealeu ilë kelimetin seuain bejnena ue bejnekum” të gjitha këto i ka vepruar Profetiﷺ. Nëse personi lexon sure të tjera në vend të tyre kjo nuk përbën problem. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 11

4.Gjykimi i faljes së dy rekateve sunete të sabahut vetëm me suren El Fatiha.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk ka problem të mjaftohesh vetëm me leximin e sures El Fatiha në dy rekatet e namazit të sabahut. “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 13.

5. Gjykimi i zgjatjes së dy rekateve sunet të sabahut.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nëse dikush dëshiron ta zgjasë faljen e dy rekateve të suneteve të sabahut me lexim, të zgjasë rukunë, sexhden meqë kjo kohë është e mirë ku mes ezanit dhe ikameti nuk kthehet duaja, themi: Ke kundërshtuar të saktën, sepse Profeti ﷺ i falte lehtë (nuk i zgjste) këto dy rekate. “Esh Sherh el Mumti” vëll. 1.

6. Si veprohet kur nuk i falim dot sunetet e sahabut.

Shejh Ibën bazi (Allahu e mëshiroftë!): Personi është i lirë të zgjedhë për faljen e tyre; t’ui fal pas namazit farz ose t’i vonojë për t’i falur pas lindjes së diellit. Ky sunet saktësohet nga Profeti ﷺse i ka vepruar të dyja (format). Por më e mira është vonimi i tyre për t’i falur pas lindjes së diellit. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 11.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Lejohet për personin nëse nuk arrin t’i falë dy rekatet sunet të sabahut para farzit t’i falë ato në përfundim të namazit pas mbarimit të dhikrit që bëhet pas namazit. Ose ta vonojë faljen e tyre deri në kohën e duhasë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 14

7. E pëlqyeshme është që të fillohet në fillim me sunetet e sababhut.

Nëse personi nuk e arrin dot namazin me xhemat, atëherë ai fillon me faljen e suneteve. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Ai fillon me faljen e suneteve pastaj fal farzin. Ashtu siç veproi Profeti ﷺ kur e mposhti gjumi atë dhe shokët e tij nga falja e namazit të sabahut kur ishin në udhëtim. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 11

8. A falen sunetet e sabahut në udhëtim?

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Legjitime është që sunetet rauatib nuk falen në udhëtim përveç namazit të vitrit dhe suneteve të sabahut. Ndërsa përsa i përket namazit vullnetar i falet dhe në udhëtim. Po ashtu dhe namazet që kanë shkak. “Mehxmu fetaua ue mekalat” vëll. 11

9. Kush i lë pa falur me vetëdijë sunetet e sabahut, a t’i fal më vonë?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nëse personi e lë faljen e tyre me vetëdije derisa t’i dalë koha, ai nuk duhet t’i fal më. E nëse i fal ky namaz nuk është i saktë nga ai. “Esh Sherh el Mumti” vëll. 4

Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...