7320 Punë të mira për disa minuta.

7320 Punë të mira për disa minuta.

Sureja El-Fatiha është sureja më e fuqishme në Kuran. Argument për këtë gjejmë në këtë transmetim:

Ebu Seid el-Mu’ala (radiallahu anhu), tregon se kur i Dërguari i Allahut (alejhi selam), po dilte nga xhamija, e kapi për dore, dhe i tha:

“A të ta mësoj suren më të fuqishme në Kuran para se të dalësh nga xhamia?”

Për shkak të namazit që falëm kaloi një kohë, pastaj unë e pyeta: “O i Dërguar i Allahut, ju më thatë se do më mësonit suren më të fuqishme?”

Ai (alejhi selam), tha: “Është El-Fatihaja, ajetet e saj janë shtatë el methani (ajetet e përsëritura shpesh) dhe thelbi i Kuranit që më është shpallur mua.”

(Buhariu)

Ibn Haxheri në librin e tij “Fet’hul bari” thotë:

“ Me suren më të fuqishme”, ka kuptimin se kur kjo sure lexohet fitohet shpërblimi më i fuqishëm, edhe pse suret e tjera janë më të gjata. Kjo është sureja më e lexuar ditën dhe natën, sepse ajo lexohet në çdo namaz dhe namazi është adhurimi më i mirë dhe adhurimi më i mirë shpërblehet me më të mirën.”

Allahu i Madhëruar na obligoi që këtë sure ta themi më e pakta 17 herë në ditë (5 namazet farz). Për këtë i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:

“Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon El-Fatihanë.”

(Muslimi, 394)

Pra nëse e lexon suren Fatiha ajo ka 122 shkronja dhe fiton 1220 sevape (122 x 10), sepse për çdo shkronjë shpërblehesh minimalja dhjetëfish. Për shembull nëse e lexon 6 herë, atëherëfiton 7320 sevape.

I Dërguari i Allahut (alejhi slam) ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një sevap i cili vlerësohet dhjetë herë. Dhe unë nuk them se Elif, Lam, Mim, është një shkronjë por Elif është një shkronjë, Mim është një shkronjë, Lam është një shkronjë, dhe Mim është një shkronjë.”

(Tirmidhiu dhe Darimi, I saktë)

Një herë në ditë: 7.320 shpërblime duke e lexuar 6 herë.

Për një muaj: 7.320 x 30 =219.600 sevape

Për një vit: 219.600 x 12 = 2.635.200 sevape

Për 20 vjet:  2.635.200 x 20 = 52.704.000 sevape.

You may also like...