7 normat që duhet të kesh kur shkon në xhami

Të drejtat që gëzon xhamia:
Është e rëndësishme të përmendim disa norma, të cilat duhen të praktikohen kundrejt xhamisë, në ndërmjet tyre hyjnë:
1- Pastrimi dhe parfumosja e saj.

2- Të mos hyjmë pa qenë të pastër.

3- Të mos ngremë zërin duke shqetësuar namazlijtë, ata që lexojnë Kuran apo ata që falin namazin e natës.

4- Ndalohet shitblerja në xhami, sepse ato janë themeluar për t’u përmendur Allahu. Profeti (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kë të dëgjoni ndonjërin që po kryen shitblerje në xhami, i thoni: Allahu mos i dhëntë fitim tregtisë tënde.” (E përcjell Tirmidhiu, ndërsa Albani e konsideron si hadith të saktë.)

5- Nuk lejohet të kërkohen sendet e humbura në xhami. Muslimi në Sahihun e tij përcjell se Profeti (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kë të dëgjoni që kërkon sendin e tij të humbur në xhami, thuajini: Allahu mos e ktheftë atë gjë tek ti, sepse xhamitë nuk janë ngritur për këto gjëra.”

6- Nuk lejohet të kryhen ekzekutimet penale në xhami, në këtë mënyrë nuk lejohet të qëndrojë pirësi i alkolit apo imorali, gjithashtu nuk lejohet të pritet dora e vjedhësit duke qenë në xhami.

7- Nuk duhet të teprohet në zbukurimin e ndërtimit të xhamive, sepse ndërtimi i vërtetë i saj bëhet me namaz, dhikër dhe përkushtim. 8- Falja e dy rekateve sunete për përshëndejten e xhamisë.

You may also like...