займы онлайн

6 veprat që ju mbyllin portat e suksesit

Ibn Kajim el Xheuzije
Shekik ibn Ibrahim ka thënë: “Njerëzve u mbyllet porta e suksesit për shkak të gjashtë gjërave:
1. preokupimi me mirësitë duke harruar falënderimin për to;
2. vullneti për nxënien e dijes duke braktisur veprat;
3. kryerja e mëkateve dhe vonesa e pendimit;
4. mashtrimi i vetes në shoqërimin me njerëzit e devotshëm pa i ndjekur ata në vepra të mira;
5. dynjaja u ka kthyer shpinën kurse ata rendin pas saj;
6. ahireti u vjen përballë duke u afruar, kurse ata i shmangen.”

Ndërsa unë them se origjina e gjithë kësaj bazohet te mungesa e inkurajimit dhe kërcënimit, te bindja e dobët, te dituria e cekët, te poshtërimi dhe nënçmimi i vetes dhe shkëmbimi i diçkaje të pavlerë me diçka të lartë e të çmuar, sepse në të kundërt, shpirti po të ishte fisnik e i madh, nuk do ta pranonte të vihej aq poshtë. Burimi i të gjitha të mirave është në dorë të Allahut, në suksesin që Ai jep dhe në dëshirën e Tij, te fisnikëria e shpirtit, çiltërsia dhe shpirtmadhësia, ndërsa burimi i çdo të keqeje qëndron te pikëllimi, te shpirtvogëlsia dhe shpirtngushtësia. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.” (Shems, 9-10) Do të thotë ka shpëtuar ai që rrit, kultivon dhe shumon të mirat e shpirtit nëpërmjet bindjes ndaj Allahut, ndërsa ka dështuar ai që e shtyp dhe e ngushton me mëkate ndaj Allahut.

Shpirtrat fisnikë pajtohen vetëm me gjërat më të mira, më të dobishme dhe me ato, fundi i të cilave është i lavdishëm, ndërsa shpirtrat e ulët vërtiten rreth gjërave të ulëta dhe bien në to ashtu sikurse miza që bie në çdo mbeturinë. Një shpirt fisnik e i lartë nuk e pranon padrejtësinë, imoralitetin, hajninë, tradhtinë, mashtrimin, sepse ai është i lartë e madhor. Ndërsa një shpirt i përdhosur, i vogël e i ulët shkon në kah të kundërt me të parin. Secili shpirt priret kah ajo me të cilën përshtatet dhe përputhet me natyrën e tij. Këtë domethënie kanë edhe fjalët e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: ‘Çdokush sillet (punon) sipas mënyrës së vet’.” (Isra, 84) Pra sipas asaj që i shkon e i përshtatet. Punon sipas mënyrës së vet që i përshtatet moralit dhe parimeve të tij.

Secili ecën në rrugën e tij, në drejtimin e tij, sipas parimeve e tij, me të cilat është ambientuar dhe në të cilat është krijuar. Ndërsa një i prishur vepron sipas metodës së tij duke iu përgjigjur mirësive me mëkate dhe duke ia kthyer shpinën Bamirësit. Po kështu edhe besimtari vepron sipas mënyrës së tij duke e falënderuar Bamirësin, duke i shprehur dashurinë dhe lavdërimin, duke kërkuar t’i afrohet Atij, duke ndierë turp prej Tij, duke ndierë mbikëqyrjen dhe madhështinë e Tij.

You may also like...