6 rastet kur fjalët e keqia nuk janë përgojim (gibet)

Kur fjala e keqe nuk është gibet?

Kësaj pyetje i është përgjigjur Ibn Ebij Sherif El-Makdisij (dijetar i medhhebit shafi i vdekur në vitin 906 H) siç tregon imam Sanani dhe thotë:

Fjala e keqe nuk është gibet në gjashtë raste:

1- Nëse flet keq për dikë qe të ka bërë zullum.

2- Nëse thua diçka thjesht për ta dalluar dikë nga tjetri psh filani i verbëri.

3- Nëse thua diçka për dikë që është i keq për të paralajmëruar të tjerët që të mos bien viktimë e tij.

4- Nëse i përmend dikujt punën e tij të keqe kur është prej atyre që e bëjnë në publik.

5- Nëse je duke kërkuar fetva dhe detyrohesh të përmendesh të këqijat e dikujt.

6- Ai i cili kërkon ndihmën e dikujt për të ndryshuar një punë të keqe dhe detyrohet ti përmendë atij të keqen e tjetrit.

Përktheu Dr. Adbullah Nabolli

facebook

You may also like...