6.000 sevape vetëm për një minutë!

6.000 sevape vetëm për një minutë!

Kurani është Libri i vetëm, prej të cilit fiton 10 sevape nëse e lexon një shkronjë nga ai. Një rresht nga Kurani Famëlartë përbëhet nga 35 deri në 40 shkronja. Nëse lexon një rresht, fiton 340 deri në 400 sevape dhe një rresht mund të lexohet për një minut.

Një faqe e Kuranit përmban 15 rreshta, për pesë minuta mund të lexohet një faqe. Nëse e lexon një faqe fiton 400 x 15 = 6.000 sevape inshallah

Një ditë përbëhet nga 1440 minuta, a nuk mund t’i marim disa minuta dhe të lexojmë në Librin e Allahut të Lartësuar dhe të meditojmë rreth tij? Ne duhet të dime se Allahu i Lartësuar na ka dhënë shumë mirësi, si për shembull: sytë, veshët, duart, këmbët dhe gjithë atë që na ka krijuar në formën më të bukur dhe të përsosur. Shumë nga ata që janë verbuar e kanë lutur Allahun tia riktheje shikimin e të lexonin Librin e Tij. Të marim nga koha jonë së paku 5 minuta në mëngjes e mbrëmje për të lexuar Lirin e Allahut të Lartësuar i Cili thotë:

“O ti i Mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diçka më pak se gjysmën. Ose diçka më shumë prej saj dhe Kuranin lexoje me vëmendje.”

(El-Muzemmil, 1-4)

Aishja (radiallahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë:
“Ai i cili e lexon Kuranin me përvojë, (mirë, rrjedhshëm) është në shoqërinë e melekëve të ndershëm dhe ai i cili e lexon me mundim duke belbëzuar, ai ka shpërblim të dyfishtë nga Allahu.”

(Buhariu, Muslimi)

Ebu Umame (radiallahu anhu) transmeton se e ka dëgjuar Profetin (alejhi selam) të ketë thënë:
“Lexoni Kuranin se ai do të bëjë shefatë (ndërmjetësim) Ditën e Gjykimit pë rata që e kanë lexuar atë.”

Të mendojmë dhe analizojme se a i praktikojmë këto ajete e hadithe në jetën tone? Nëse jo, rrjedhimisht lind pyetja përse??

 

You may also like...