5 minuta si te ndryshosh jeten

Na mjaftojnë vetëm pesë minuta për të qënë pozitiv

Në jetën e njeriut kalojnë shumë çaste të çmuara me anë të cilave ai mund të ndryshojë edhe rrjedhen e jetes; mund ti shfrytezojë për të qënë më pozitiv.
Mos u habit, në jetën tonë disa çaste vërtet mund të jenë vendimtare!
Këtu do të trajtojmë së bashku rëndësinë që ka një pesminutësh në jetën tonë.
Këto janë pesë minuta për të cilat këshilloj veten dhe ty që lexon këto rreshta që ti kalojmë në heshtje, të qetë dhe shtruar!

E kam fjalën për atë pes minutësh në të cilat duhet të tregohemi të matur e të mos marrim vendime të menjëherëshme, derisa të meditojmë mirë, ti peshojmë gjerat si duhet e të jemi të kujdesshëm.
Kjo per faktin se ndodh shpesh që të na qartësohet se vendimet që meren me nxitim qofshin: aplikim për punë, marje e një udhëtimi, apo pjesmarja në ndonjë event, mud të na figurojnë të gabuara dhe si rrjedhojë mund të bëhemi pishman e më pas fillojmë të themi, sikur të mos isha nxituar, sikur të isha menduar pak përpara se të merja këtë vendim…etj.
Prandaj duhet të qëndrojmë qoftë dhe pesë minuta ti drejtohemi Krijuesit me dy rekate namaz në mënyrë që të na përudhë tek zgjedhja më e mirë për ne.

Po ashtu e kam fjalën për atë pesë minutësh në të cilat kërkohet që të bëjmë durim për të tejkaluar momentin kur jemi të inatosur e irrituar, në mënyrë që të qetësohemi e ti shohim gjërat më me gjakftohtësi, para se të marim një veprim në inat e sipër.
Momenti kur jemi të inatosur në përgjithësi është moment i pakontrolluar, të cilin e shfrytëzon shejtani që të na shtyjë në veprime për të cilat do të pikëllohemi më pas. Prandaj Profeti salallahu alejhi ue selem këshilloi duke thënë: “Mos u nxeh (nevrikos)”. Sepse njeriu në nxehje e siper ndërmer veprime të gabuara.
Kështuqë e ftoj veten dhe ju që të reflektojmë qoftë dhe pesë minuta para se të marim një veprim në nxehje e sipër.

Këtu e kam fjalën edhe për ato pesë minuta në të cilat kërkohet që ne të qëndrojmë me veten, e cila këmbëngul ti përgjigjet epshit mashtrues, apo kur jemi përballë një mëkati i cili është shumë i lehtë për tu kryer. Në këto raste ne kemi nevojë për durim, po ashtu të meditojmë rreth hubjes që mund të na sjellin veprime të tilla.
Në këtë mënyrë ne kemi mundësi të edukojmë vetet, të thyejmë shejtanin dhe të lajmë zemrën nga mbeturinat e gabimeve dhe gjynaheve; duke u kthyer kështu ke Zoti ynë të përulur dhe me zemra të ndriçuara.

Edhe për ato pesë minuta në të cilat është më mirë që të heshtim se sa ti përgjogjemi fyerjeve dhe ofendimeve me të njëjtën mënyrë. Le të tregohemi të qetë dhe të duruar duke zgjedhur atë që është ke Allahu, të falim dhe tolerojmë duke e kthyer të keqen me të mirë, sepse në këtë mënyrë shumë armiq kthehen dhe në miq të mirë.

Këto janë pesë minutat më të çmuara në jetën tonë, janë minuta për të cilat ne duhet të kujdesemi në mënyrë që ti fitojmë e jo ti humbim.
E lus Allahun të na bëjë prej atyre të cilët janë të matur, të qetë, të durueshëm dhe zemër gjerë.

Përzgjodhi: Bledar Haxhiu

You may also like...