5 çështjet të cilat janë përmbledhëset e mirësisë në tërësi janë:

Pesë çështjet të cilat janë përmbledhëset e mirësisë në tërësi janë:

a)Sinqeriteti vetëm ndaj Allahut në të gjitha aktet fetare, qofshin ato prej fjalëve, veprave, dhe kujdesi nga shirku në tërësi, qoftë i dukshëm apo i fshehtë.

b)Të mësuarit (kuptuarit) e Kuranit dhe Traditen profetike dhe kapja pas tyre. Pyetja e dijetarëve për çdo çështje të paqartë rreth fesë suaj.

c)Kryerja e pesë kohëve të namazit rregullisht dhe me xhemat, sepse ato janë prej obligimeve më të rëndësishme dhe më të mëdha pas shehadetit.

d)Përkujdesja ndaj zekatit dhe përkushtimi për dhënien e tij ashtu siç Allahu e ka bërë obligim, sepse ai është shtylla e tretë e Islamit.

e)Është obligim për çdo mysliman të moshës madhore, qoftë mashkull apo femër, që t’i bindet Allahut dhe të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, në çdo gjë që kanë urdhëruar.”

Shkëputur nga libri “Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz”

You may also like...