4 Rregullat se cduhet te bësh kur gjen sende të humbura

1. Nëse sendi i gjetur është i pavlerë, pra diçka që shihet si parëndësi nga njerëzit, si p.sh. një kokërr hurmë, rrush apo shkop, mund të merret pa lajmëruar askënd, dhe ai që e merr mund të përfitojë prej tyre në çast: Ai nuk është i detyruar të gjejë pronarin e tyre dhe as ta ruajë atë, bazuar në thënien e Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Profeti alejhi selam na toleroi të marrim në rrugë ndonjë shkop të gjetur, ndonjë kamzhik lëkure, litar dhe sende të ngjashme me këto, dhe të përfitojmë prej tyre. ” Ahmedi Ebu Daudi

2. Nëse sendi i gjetur është me vlerë për njerëzit, ai që e gjen dhe e merr duhet të kërkojë të zotin për një vit (të nxjerrë lajmërimin). Ai mund të lajmërojë në dyert e xhamive, në vendet ku mblidhen njerëz, ose në permjet gazetave dhe medias. Nëse vjen i zoti i sendit dhe njeh mbështjellësen numrin, përmbajtjen apo karakteristikat e tij, sendi i jepet atij. Nëse nuk vjen pasi është mbushur viti, personi që e ka gjetur mund ta përdorë apo ta japë sadaka, nëse dëshiron. Në këtë rast duhet patur parasysh dëmshpërblimi, nëse ndonjëherë i zoti i tij vjen që ta kërkojë.

3. Sendi i gjetur në Mekë nuk lejohet të merret, nëse i trembesh humbjes së tij. Kush gjen diçka duhet të bëjë njoftimin për sa kohë ndodhet në Mekë. Nëse largohet, sendin e gjetur ia dorëzon prijësit dhe nuk i lejohet ta konsiderojë pronë të tij, bazuar në thënien e Profetit alejhi selam:
“Ky vend është i shenjtë: gjembat e tij nuk priten, nuk bëhen prerje (gjakderdhje), nuk largohet gjahu i saj dhe nuk merret sendi i gjetur në të, përveçse për t’i kërkuar të zotin.”Buhariu dhe Muslimi

4. Lejohet të marrësh një dele të gjetur, dhe të përfitosh prej saj në çast, bazuar në thënien e Profetit alejhi selam:
“Merri ato, sepse ato janë për ty, për vëllanë tënd ose për ujkun.”Buhariu Tirmidhiu Ibn Maxhe

Nëse është deve, nuk lejohet ta marrësh në moment, bazuar në thënien e Profetit alejhi selam:
“Ç’punë ke me të, nëse ajo ka patkoj, ka ç’të pijë, nëse ajo pi ujë dhe ha pemë, derisa të vijë i zoti i saj dhe ta marrë?”Buhariu Muslimi Ahmedi
Po kështu edhe gomerët, mushkat dhe kuajt nuk lejohen të merren.

Minhaxh el Muslim
Ebu Beker el Xhezairi

You may also like...