4 kushtet e therjes së Kurbanit

Kushtet e kurbanit:
1. Të jetë nga bagëtitë: deve, lopë, dele dhe dhi.
Allahu i madhëruar thotë:
“Që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai…” (El- Haxh: 28)

2. Të ketë plotësuar moshën e duhur për kurban:
Deveja duhet të jetë jo më pak se pesë vjeçare
Lopa duhet të jetë jo më pak se dy vjeçare
Cjapi (dhe dhia) duhet të jetë jo më pak se një vjeçare
Dashi (dhe delja) lejohet duhet të jetë jo më pak se gjashtë muajsh.
Profeti alejhi selam ka thënë:
“ Mos therni (për kurban) përveç atë që është në moshën e duhur, por nëse kjo gjë është e vështirë për ju, atëherë therni qengj (gjashtë muajsh) nga delet.” ( Muslimi)

3. Të jetë pa ato mangësitë të cilat e zhvlerësojnë si kurban.
Profeti alejhi selam kur u pyet se cilat mangësi duhen shmangur nga kurbani tha: “E verbëra e qartë, e mangëta pa tru, çalamania e qartë dhe e sëmura e qartë.”
(Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibën Maxhe etj.)

4. Të bëhet kurbani në kohën e duhur, pra ditën e Bajramit, pas faljes së namazit dhe tre ditë të tjera pas tij, para perëndimit të diellit të ditës së fundit.
Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush theri kurbanin para faljes (së Bajramit), atëherë duhet të therë një tjetër në vënd të tij dhe ai i cili nuk ka therur deri pas mbarimit të namazit, atëherë le ta therë me emrin e Allahut (bismilah).” (Buhariu)

You may also like...