4 dobi nga surja Fatiha

1. Me emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshiruesit! 2. Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve.3. I vetmi zotërues i Ditës së Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes)”

Këto tri ajete përmbajnë tri çështje:

AJETI I PARË: Përmban dashurinë; sepse Allahu është Begatuesi, dhe begatuesi duhet në bazë të begative që jep. Dashuria ndahet na katër lloje: Dashuria që përmban shirk, e për këtë lloj thotë Allahu: “Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin (për adhurim) të tjerë përveç Allahut si shokë të barabartë (me Allahun). Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun, por ata që besojnë, e duan Allahun më shumë. (El-Bekareh 165), deri te fjala e Tij: “Dhe ata nuk do të dalin kurrë prej zjarrit.” (El- Bekareh 167).

Lloji i dytë i dashurisë: Dashuria e të kotës dhe pjesëtarëve të saj dhe urrejtja e të vërtetës dhe pjesëtarëve të saj, dhe kjo është cilësia e munafikëve (hipokritëve).

Lloji i tretë i dashurisë: Dashuria natyrale, që është dashuria e pasurisë dhe fëmijës. Në se nuk pengon bindjen e Allahut dhe nuk ndihmon të ndaluarat e Allahut, ajo është e lejuar.

Lloji i katërt i dashurisë: Dashuria e pjesëtarëve të Teuhidit dhe urrejtja e pjesëtarëve të shirkut (idhujtarëve). Dhe ky është litari më i fortë i besimit dhe gjëja më madhështore e që robi e adhuron Zotin e tij.

AJETI I DYTË : Përmban shpresën.

AJETI I TRETË : Përmban frikën.

Vetëm ty të adhurojmë”, d.m.th.: Të adhuroi, o Zot me ato që përmenda, me këto të tria: me dashurinë Tënde, me shpresën te Ti dhe me frikën ndaj Teje.

Këto të tria janë shtyllat e adhurimit dhe veprimi i tyre për dikë tjetër përveç Allahut është shirk[1] (d.m.th. kush do dikë tjetër veç Allahut, është mushrik (politeist), kush shpreson dikë tjetër veç Allahut, është mushrik dhe kush i frikësohet dikujt tjetër veç Allahut, është mushrik.)

Dhe me këto të tria është refuzimi ndaj atij që lidhet vetëm pas dashurisë (të cilët janë Sufijtë).

Ose që lidhet vetëm pas shpresës ( që janë murxhiet[2]), ose që lidhet vetëm pas frikës (që janë havarixhët[3] dhe kush ngjason me ta). Kush vepron diçka prej këtyre për dikë tjetër përveç Allahut është mushrik[4].

Në të ka disa dobi : Refuzimi ndaj tre grupeve, ku çdo grup u lidh pas njërës perej tyre. Si ai që e adhuron Allahun vetëm me dashuri.

Gjithashtu ai që e adhuron Allahun vetëm me shpresë si murxhiet.

Po kështu ai që e adhuron Allahun vetëm me frikë si havarixhët.

Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë” përmban Teuhidin Uluhijeh dhe Teuhidin Rububijeh. “Dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë” përmban Teuhidin Rububijeh. “Na udhëzo në rrugën e drejtë” përmban refuzimin ndaj bidatçinjve.

Ndërsa dy ajetet e fundit përmbajnë dobi për përmendjen e gjendjeve të njerëzve. Allahu i Lartësuar i quajti tre lloje: të begatuarit, ata ndaj të cilëve është i inatosur dhe të humburit.

Ata ndaj të cilëve është i inatosur, janë ata që kanë dije, po nuk kanë punë.

Të humburit janë ata që kanë adhurim, po nuk kanë dije. Edhe pse shkaku i zbritjes janë çifutët dhe të krishterët, ato përfshijnë cilindo që cilësohet me to.

Ndërsa i treti: ai që cilësohet me dije dhe punë, që janë të begatuarit.

Prej dobive është distancimi nga fuqia dhe forca, sepse është i begatuar (sepse është prej mirësisë së Allahut dhe nuk është forca dhe fuqia jote).

Ajo përmban njohjen e përsosur të Allahut dhe mohimin e të metave nga Allahu i Lartmadhëruar.

Gjithashtu përmban faktin që robi të njohë Zotin e tij dhe të njohë veten e tij.

Se, përderisa ka Zot (Krijues), patjetër që duhet të ketë edhe të nënshtruar (krijesë). Se, përderisa këtu ka mëshirues, patjetër që duhet të ketë edhe të mëshiruar. Se, përderisa këtu ka sundues, patjetër që duhet të ketë edhe të sunduar. Këtu ka rob, patjetër që duhet të jetë një i adhuruar.

Se, përderisa këtu ka udhëzues, patjetër duhet të ketë edhe të udhëzuar. Kur këtu ka begatues, patjetër që duhet edhe i begatuari. Kur këtu është dikush ndaj të cilit janë inatosur, patjetër që ka edhe të inatosur. Përderisa këtu ka të humbur, duhet të ketë edhe atë që e ka humbur.

Pra, kjo Sure përmban Teuhidin Uluhijeh dhe Rububijeh dhe mohimin e të metave nga Allahu i Lartmadhëruar. Po kështu përmban njohjen e adhurimit dhe shtyllave të tij. Dhe Allahu është më i Dijshmi.

Autor Muhamed ibn Abduluehab

Përktheu Bledar Aliu


[1] Shirk është që ti bashkosh Allahut në adurim diçka tjetër, çfarë do qoftë ai.

[2] Murxhiet janë një sekt i devijuar ku bazë të tyre kanë se imani (besimi është vetëm në zemër, dhe se puna e mirë apo e keqe nuk ndikon në imanin e njeriut.(sh.p.)

[3] Havarixhët janë një grup i humbur që kanë si moton e tyre që çdo person që bën gjynah të madh ai ka dalë nga islami, dhe për këtë prijësi i besimtarëve Aliu -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- i ka luftuar ata.

[4] Mushrik janë ata persona që i bëjnë shok Allahut në adhurimet e tyre.

You may also like...