3 mirësitë qe janë përgëzuar durimtarët

Allahu i Madhëruar i ka përgëzuar durimtarët me tre mirësi:

E para: Allahu i bekon dhe begaton ata.
E dyta: I përfshin me mëshirën e Tij.
E treta: Ua shton edhe më tepër udhëzimin.

Argument për të tria këto, është Fjala e Allahut të Madhëruar i Cili thotë:
“Dhe ti përgëzoi durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë:

‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!’ Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”
[El Bekare, 155-157].

You may also like...