3 mirësitë që Allahu ka përgëzuar durimtarët

Allahu i Madhëruar i ka përgëzuar durimtarët me tre mirësi:

E para: Allahu i bekon dhe begaton ata.
E dyta: I përfshin me mëshirën e Tij.
E treta: Ua shton edhe më tepër udhëzimin.

Argument për të tria këto, është Fjala e Allahut të Madhëruar i Cili thotë:“Dhe ti përgëzoi durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!’ Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” [El Bekare, 155-157].

You may also like...