3 kushtet e pranimit të lutjes

Nga kushtet e pranimit të lutjes:

I pari: Siguria në pranimin e lutjes, pra gjatë lutjes njeriu duhet të ndihet i sigurtë se Allahu e dëgjon kërkesën e Tij dhe nuk është aspak e pamundur për Të që t’i përgjigjet lutjes. Në një thënie të tij, profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “ Allahu është i Turpshëm dhe Bujar, ka turp nga robi i Tij që kur lutet me duar të ngrituara t’ia kthejë atij bosh, pa përgjigje.” Ahmedi, Ebu Daudi dhe e saktesoi Albani.

I dyti: Përkushtimi në lutje, pra njeriu duhet të lutet me gjithë zemër, të përgjërohet dhe të shprehë dobësinë dhe nevojën e tij të madhe për Zotin, sepse ai gjithmonë përpara Zotit është i varfër dhe i dobët edhe pse ndërmjet njerëzve mund të jetë i pasur dhe i fortë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “ O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.” (Fatir: 15)

I treti: Të durojë në përgjigjjen e lutjes, sepse ndonjëherë, Allahu e vonon përgjigjjen e saj në bazë të një urtësie prej Tij. Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “ Çdokujt i pranohet lutja nëse nuk shpejton.” (Buariu dhe Muslimi), pra nëse nuk humb durimin dhe shpresën në përgjigjen e saj.

I katërti: Të përpiqet që të shmangë çdo gjë që pengon përgjigjjen e lutjes nga Allahu, siç është konsumimi i produkteve të ndaluara apo gjynahe të tjera në përgjithësi.

You may also like...