3 kohët kur është i nevojshëm durimi

Kur është i nevojshëm durimi
Durimi është i nevojshëm në sferat e jetës në vijim:

1- në adhurimin ndaj Allahut dhe në zbatimin e urdhrave të Tij

2- në përmbajtjen nga veprat e këqija

3- në pranimin e caktimit dhe vendimit të Allahut [kadasë dhe kaderit]. Kjo është këshilla që iu dha Lukmanit, kur ai i tha të birit të vet:

“O biri im, fal namazin, urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja, dhe mbart me durim çfarëdo që të godet. Sepse kjo është vendosmëri [e synimit]në çështjet”. [Lukman, 17]

Urdhërimi për të mirën do të thotë të bësh mirë edhe vetë, dhe ndalimi nga e keqja do të thotë të mos e bësh atë vetë.

Autorë: Imam ibn Kajjim el-Xheuzije

You may also like...