3 këshilla që të ndryshojnë jetën

Mos u dëshpro për sprovat e shumta, ngase sprovat të afrojnë tek Allahu, të mësojnë se t’i duhet ti lutesh Allahut më shpesh.
Sprovat e shumta të largojnë mendjemadhësinë, vetëpëlqimin، kryeneçësinë dhe vetëmburrësinë.
Sprovat e shumta të bêjnë më aktiv në adhurim dhe më të përulur para Allahu të Madhërishëm.

Ripërtrije jetën tënde, ndryshoj metodat e jetesës tënde, largohu nga rutina e jetesës tënde me tê cilën je mêsuar të jetosh pa plane, pa ambicije, pa projekte, pa vullnet dhe pa punë.
Kërko ndihmë nga Allahu, mbështetju Atij dhe ndërmerr masa pozitive për ta ndryshuar jetën tënde, për t’i dhënë asaj kuptimin i plotë dhe qëllimin e ardhjes tënde në këtë botë.

Lukman Hakimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
” Me të vërtetë dunjaja i përngjanë detit të thellë në të cilin janë fundosur shumë njerëz.
Le të jetë anija jote e lundrimit në te devotshmëria ndaj Allahut, ngase devotshmëria ndaj Allahut të mbron nga fundosja në te.”

Suad Shabani

You may also like...