3 kategoritë e miqve dhe shokëve

Imam Muhamed bin Salih el Uthejmini rahimehullah ka thene:
Shoket jane tre kategori:

1) Shok interesi. Ai i cili shoqerohet me ty per aq kohe sa perfiton prej teje interesin qe synon,qofte ajo pasuri, shfrytezim pozite, etj. Sapo i nderpritet interesi qe perfitonte shnderrohet ne armikun tend, as nuk te njeh dhe as nuk e njeh. Sa te shumte qe jane keta! Sa te shumte jane ata qe ofendojne per shkak te sadakave qe nuk u jepen atyre, sic tregon Allahu per hipokritet ne kohen e Profetit: “Ka prej tyre qe te ofendojne ne lidhje me ndarjen e sadakave, nese u jepet prej tyre ata kenaqen, e nese nuk u jepet ata hidherohen” (Teubeh 58)
Ne pamje te jashtme shfaqet si shok i ngushte dhe mik i mire, saqe ti e mendon ate si mikun me te mire tek ty dhe veten si mikun me te mire tek ai.Nje dite prej ditesh te kerkon nje liber:Ma jep ta lexoj ate librin qe ti po lexon.Nese i thua:Nuk ta jap dot se me duhet per neser, do shohesh se si do shfryje ndaj teje dhe do te te armiqesoje. Valle a eshte shok ky?! Ky eshte shok interesi.

2) Shok qejfesh. Nje shok i cili shoqerohet me ty sepse i shijon muhabeti, bisedat e gjata, qendrimet naten vone, por nuk te ben dobi ne asgje dhe as ti nuk perfiton prej tij, asnjeri nuk perfiton nga tjetri, asgje me shume se sa humbje kohe.
Ki kujdes dhe nga ky lloj qe mos te te humbase kohen.

3) Shok me vlera. Ai i cili te shtyn dhe nxit drejt gjerave qe te hijeshojne dhe te terheq verejtjen nga veprat e shemtuara. Te hap portat e miresive dhe te orienton drejt tyre, e nese ti gabon te terheq verejtjen ne nje menyre qe nuk ta cenon personalitetin dhe fisnikerine tende.
Ky eshte shoku me vlera.

(Marre nga shpejgimi i librit Hiljetu talibil ilm fq 102)
Perktheu Shuajb Rexha

You may also like...