3 ditët e agjërimit në çdo muaj

Agjërimi tre ditë për çdo muaj
U përmend më lart çfarë ka lidhje me këtë hadithi i Abdullah bin Amrit -radiallahu anhuma- ku thuhet: “Agjëro nga muaji tre ditë sepse e vepra e mirë është sa dhjetë të tilla, ky është si agjërimi i gjithë kohës …”.
Transmetohet nga Ebu Dherri -radiallahu anhu- se ka thënë: Ka thënë profeti -salallahu alejhi ue selem- : “Nëse agjëron nga muaji tri ditë atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, të katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë” .
Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Dhe shpalli Allahu vërtetimin e kësaj në librin e tij: (Kush bën një të mirë ai ka (shpërblimin) sa dhjetë të tilla), një ditë sa dhjetë ditë” .
Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Pëlqimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të bardha të çdo muaji) pastaj ka përmendur dy hadithe, prej tyre hadithin e Ebu Dherrit -radiallahu anhu- .
Në një vend tjetër ka thënë: (Kapitulli: Lejimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të çdo muaji në fillim të muajit, agjëron ato nga frika se nuk e kap agjërimin e ditëve të bardha).
Pastaj ka transmetuar me zinxhir deri tek profeti -alejhi selam- “se ai agjëronte tre ditë në krye të çdo muaji, nga agjërimi i tij ishte edhe ditë xhumaje” .
Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Përmendja e argumentit se agjërimi i tre ditëve për çdo muaj është në vend të agjërimit të muajit, agjërimi i tre ditëve ka qenë në fillim të muajit, ose nga mesi ose nga fundi).
Pastaj ka transmetuar hadithin e Muadhe El-Adeuije me tekst: “Se ajo ka pyetur Aishen gruan e profetit -salallahu alejhi ue selem- : A agjëronte profeti -alejhi selam- për çdo muaj tre ditë? Ajo tha: Po. I thashë: Nga cilat ditë të muajit agjëronte? Ajo tha: Nuk i vinte rëndësi se në çdo ditë të muajit agjëronte” .
Transmetohet nga Abdulmelik bin Kudame bin Melhan nga i ati i tij -radiallahu anhu- se ka thënë: “Profeti -alejhi selam- na urdhëronte për agjërimin e ditëve të bardha, ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë dhe ka thënë: Ai është si (agjërimi) i gjithë kohës” .
Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Ato janë si agjërimi i gjithë muajit”

Vijon…

“Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut”
Autor: Husejn el Auajsheh
Përktheu Teuta Xeka

You may also like...