16 Pika si të sjellësh bereqetin ne shtpinë tënde

Çështje të cilat sjellin bereqet:

I kemi shkurtuar këto në 16 pika:
1-Kur’ani:All-llahu i madhëruar e ka quajtur atë të bere- qetshëm ku ka thënë: “ ky është libër të cilin e kemi zbritur të bereqetshëm…….”
Ndërsa Pej- gamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Mos i bëni shtëpitë tuaja varre, shejtani largohet nga ajo shtëpi e cila lexohet në të sureja be- kare” (sahih el-xhamia 7227)

2- Devotshmëria dhe imani:
Nuk ka dyshim se imani dhe devotshmëria janë nga çështjet të cilat sjelin bereqet. All-llahu i madhëruar thotë: “ edhe sikur banorët e fshatrave do të besonin e do të bëheshin të devotshëm,
do tu hapnim atyre bereqet nga qielli dhe toka”. Bashkëshorti gjen bereqet me devotshmërinë e tij në bashkëshorten, fëmijët dhe rrizkun e tij.

3- Dhikri-Përmendja e All-llahut:
Në fillim të çdo pune përmëndim All-llahun. Ka thënë Pejgamberi, sallahu alejhi ve selem: “nëse futet njeriu në shtëpi të tij, e përmend All-llahun e madhëruar, gjithashtu edhe tek ushqimi i tij, thotë shejtani: Nuk keni sot as vend për të fjetur e as darkë. E nëse futet në shtëpi e nuk e për- mënd All-llahun e madhëruar, shejtani thotë: gje- tëm vend të fjetjes, gjithashtu edhe tek ushqimi i tij nuk e përmend All-llahun shejtani thotë: e gje- tëm darkën” (sahih el-kelim)

4- Grumbullimi rreth ushqimit:
Eshtë bërë i bereqetshëm ai ushqim i cili grum- bullohet rreth tij njerëzit. Ka thënë, salall-llahu alejhi ëe selem: “ Ushqimi i dy vetave mjafton për tre, e i tre vetave mjafton për katër” (sahih et- tergib 2129)
E shohim këtë më shumë në iftarin e muajit rama- zan për arsye se numri i të grumbulluarve shtohet.

5- Syfyri:
E kjo për thënien e të dërguarit, salall-llahu alejhi ve selem: “me të vërtetë në syfyr ka bere- qet” e bereqeti i kësaj është shpërblimi i këtij agjërimi, sevapi i madh, mbajtja e agjërimit me lehtësi, dhe devotshmëri në adhurim të All-llahut.

6- Uji i zemzemit:
Ky burim i dalë nga brendësia e shkretëtirës, nga një tokë e thatë e cila nuk kishte asnjë lloj uji, e as ndonjë mal me burime afër. Asnjëherë nuk është ndërprerë. Ky është një burim i bere- qetshëm. Ka thënë për të Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem: “All-llahu e mëshiroftë umu Ismail, sikur të kishte lënë burimin zemzem, -apo ka thënë- sikur të mos e kishte mbledhur do të ishte bërë burim i përhapur” (sahih el-xhamia 8079).

7- Vaji i ullirit:
Pema e ullirit është pemë e bereqetshme e ka thënë këtë All-llahu i madhëruar në Kuran ku ka thënë në suren nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen
i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk i merr rrezet) vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare”. Ashtu sikur e dimë se vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh.

8- Nata e kadrit:
Çdokush prej nesh e di se çfarë bereqeti ka kjo natë. I mbledh pjesëtarët e familjes kujdestari i tyre e u flet për bereqetin e dobitë e mëdhaja që ka kjo natë. Ka thënë All-llahu i madhëruar:
“me të vërtetë ne e zbritëm (Kuranin) në një natë të bereqetshme e Ne me të vërtetë ua kemi tërhequr vërejtjen”

9- Dy festat e bajrameve:
Të cilat i fillojnë me faljen e namazit të bajramit e falënderojnë All-llahun për mirësitë e shumta që u ka dhënë, u jep bereqet në këto mirësi, ua shton e ua zgjeron ato. Për këtë ka thënë umu Atijeh, radiallahu anha: “ishim të urdhëruara që të dilnim ditën e Bajramit, edhe shërbëtoret, edhe femrat me të përmuajshmet, qëndrojnë mbas njerëzve, bëjnë tekbir kur ata bëjnë tekbir, bëjnë dua kur ata bëjnë dua, shpresojnë bereqetin e kësaj dite dhe pastërtinë e saj”. ( Sahih el-Bukhari).

10- Ushqimi hallall:
Ushqimi hallall është ushqimi më i mirë në të cilin All-llahu lëshon bereqet. Ka thënë Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem: “O ju njerëz All-llahu është i Mirë e nuk pranon vetëm se të mirën”
(sahih el-xhamia 2744).
All-llahu i madhëruar nuk lëshon bereqet në mallin haram e nuk i sjell pronarëve të tij kjo gjë, vetëm se fukarallëk e pakësim.

11- Shtimi i falënderimit:
E kjo është e qartë nga thënia e All-llahut të madhëruar: “…e po të falënderoni padyshim ne do tua shtojmë” e shtimi këtu përfshin çdo gjë, qoftë në pasuri, në shëndet, në jetë e të gjitha mirësitë e All-llahut të cilat nuk kanë të numruar e as që mbaron llogarimi i tyre.

12- Sadakaja:
Të cilën e shumëfishon All-llahu i madhëruar nga dhjet e deri në shtatëqind fish. E ia shumfi- shon ende atij që do. E nuk ka dyshim se sadakaja sjell bereqet në pasurinë e njeriut e shton atë. Ka thënë All-llahu i madhëruar: “.. shembulli i atyre që
shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugë të All-llahut është sikur shembulli i një fare e cila çel shtatë kallinj, në çdo kallinj ka njëqind kokrra, All-llahu ia shton atij që do, All-llahu është i Gjithëdijshëm”
Ka thënë Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem: “një e mirë është e barabartë me dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, edhe e keqja sikur kjo vetëm nëse fal All-llahu për të”.

13- Respekti dhe vizita e të afërmve:
Siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ve selem: “..vizita e të afërmve, e morali i mirë, i ndriçojnë shtëpitë, e shtojnë jetën” (sahih tergib 2524).

14- Të zgjuarit herët:
E kjo kur njeriu zgjohet herët e i fillon punët e tij qysh në mëngjes herët. Ka thënë i dërguari i
All-llahut salallhua lejhi ëe selem: “ i është dhënë bereqet umetit tim në të ngriturit herët” ( sahih el-xhamia 2841).
Shumë persona flasin për shkakun e suksesit të tyre në jetë, mbas ndihmës së All-llahut të ma- dhëruar, kryerja e punëve të tyre qysh herët në mëngjes.

15- Martesa:
Edhe kjo është një nga shkaqet e sjelljes së be- reqetit. Disa nga të parët tanë të mirë (selefus- salih) kërkonin të martoheshin me qëllim që tu shtohej rizku. Sepse ata e kuptuan këtë nga thë- nia e All-llahut të madhëruar: “e martoni nga mesi juaj ata që janë të pamartuar, martoni edhe salihunët (të përkushtuarët) dhe robët e robëre- shat tuaja. Nëse janë të varfër All-llahu do ti pasurojë nga begatitë e Tij, All-llahu është i Gjithë- dijshëm”. Gjithashtu thënien e All-llahut të ma- dhëruar: “Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e rizkut, Ne ju furnizojmë juve dhe ata”.

16- Planifikimi:
Si ka mundësi që ndonjëri të pengojë planifiki- min duke menduar se çdo gjë lehtësohet me be- reqet? A gjejmë sot ne, familje të cilat planifikojnë për të ardhmen e për të ardhmen e fëmijëve të
tyre apo thjesht i lënë çështjet ashtu? Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë ta rishikojmë këtë pikë, kemi nevojë të planifikojmë e të pregatitemi për të ardhmen e pastaj ti mbështetemi All-llahut e të kërkojmë prej Tij, subhanehu ve teala, bereqetin.

You may also like...