займы онлайн

14 Veprat më të dashura tek Allahu

ujvare

1) Besimi i natyrshëm:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Feja më e dashur tek Allahu është besimi i natyrshëm.” (Shënon Ahmedi dhe Albani e konsideron hasen)

2) Namazi, mirësjellja ndaj prindërve :

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: ”Veprat më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e vet, mirësjellja ndaj prindërve dhe xhihadi në Rrugë të Allahut.” (E saktësoi Albani)

3) Besimi, mbajtja e lidhjeve farefisnore, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë: Besimi në Allahun, mbajtja e lidhjeve farefisnore, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja.” (Albani e konsideron hasen)

4) Vazhdimësia në bindje (adhurim ndaj Zotit):

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet edhe nëse janë të pakta.” (Shënon Buhariu)

5) Përmendja e Allahut të Madhërishëm:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Vepra më e dashur tek Allahu është që ti të vdesësh dhe gjuha jote të jetë e lagur me përmendjen e Allahut.” (Albani e konsideron hasen)

6) Xhamitë:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, kurse vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.” (Shënon Muslimi)

7) Fjala e sinqertë:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjala më e dashur tek unë është ajo më e sinqerta.”(Shënon Buhariu)

8) Agjërimi i Davudit, alejhi selam:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Agjërimi më i mirë është i Davudit; ai një ditë agjëronte dhe një ditë hante. Dhe namazi më i mirë është ai i Davudit; ai flinte gjysmën e natës, falte një të tretën dhe flinte një të gjashtën”. (Shënon Buhariu)

9) Ngrënia e përbashkët:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Ushqimi më i dashur tek Allahu është ai të cilin e hanë shumë persona bashkërisht.” (Albani e konsideron hasen)

10) Thënia Subhanallahi ue bihamdihi:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjala më e dashur tek Allahu është: Subhanallahi ue bihamdihi – I Lartësuar qoftë Allahu dhe Atij i përket falënderimi.” (Shënon Muslimi)

11) Thënia Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber.” (Shënon Muslimi)

12) Karakteri i mirë:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Robërit më të dashur tek Allahu janë ata që kanë karakter më të mirë.” (Albani e konsideron hasen)

13) Emërtimi me emrin Abdullah dhe Abdurrahman:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Emrat më të dashur tek Allahu i Madhëruar janë: Abdullah dhe Abdurrahman.” (E saktësoi Albani)

14) T’u bësh dobi njerëzve, t’i gëzosh muslimanët, t’ua zbusësh dhembjet, t’ia paguash borxhin borxhliut dhe ta ushqesh të uriturin:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që është më i dobishëm, ndërsa vepra më e dashur tek Allahu i Madhërishëm është ta gëzosh muslimanin, t’ia zbusësh dhembjen, t’ia paguash borxhin, t’ia largosh urinë. Të shkoj me vëllain tim musliman për t’ia kryer një nevojë është më e dashur tek unë sesa të bëj itikaf (të vetmohem) në xhami një muaj. Kush e frenon zemërimin, Allahu ia mbulon turpin. E kush e frenon mllefin, e po të donte mund ta shfaqte, Allahu do t’ia mbush zemrën me kënaqësi Ditën e Kijametit. E kush shkon me vëllain e tij musliman për t’ia kryer një nevojë, Allahu do t’ia forcojë këmbët atë ditë kur këmbët do të rrëshqasin. Dhe vërtet morali i keq e prish punën, ashtu siç e prish uthulla mjaltin.” (Albani e konsideron hasen)

You may also like...