15 pyetje përgjigje si të njohësh besimin

Pyetja e parë: Kush është Zoti yt?

Përgjigjja: Zoti im është Allahu i Madhëruar.

  1. Pyetja e dytë: Ku është Allahu i Madhëruar?

Përgjigjja: Allahu i Madhëruar është mbi qiejt e lartë.

  1. Pyetja e tretë: Cila është e drejta e Zotit kundrejt robërve të Tij?

Përgjigjja: E drejta e Zotit kundrejt robërve të Tij është që ta adhurojnë Atë, e të mos i shoqërojnë askënd dhe asgjë në adhurim

  1. Pyetja e katërt: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush thotë: Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu…”

Përgjigjja: “… Jam i kënaqur që feja ime është Islami dhe jam i kënaqur që Pejgamberi im është Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!), këtij njeriu i bëhet obligim Xheneti.”[1]

  1. Pyetja e pestë: Përse na ka krijuar Allahu i Madhëruar? Cili është argumenti?

Përgjigjja: Allahu i Madhëruar na ka krijuar që ta adhurojmë Atë pa i shoqëruar askënd dhe asgjë në adhurim.

Allahu i Madhëruar thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” Dharijat, 5

  1. Pyetja e gjashtë: Cili është obligimi ynë më i rëndësishëm?

Përgjigjja: Teuhidi (monoteizmi), i cili nënkupton njësimin e Allahut të Madhëruar në lidhje me gjithçka që Ai meriton të veçohet.

  1. Pyetja e shtatë: Cilat janë tre llojet e Teuhidit?

Përgjigjja:

  1. Teuhidi Rrububijeh (Njësimi i Allahut në zotërim).[2]
  2. Teuhidi Uluhijeh (Njësimi i Allahut në adhurim).[3]
  3. Teuhidi El Esmau ue Sifat (Njësimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij të përsosura).[4]
  4. Pyetja e tetë: Ç’është dëshmia e Teuhidit dhe cila është domethënia e saj?

Përgjigjja: Dëshmia e Teuhidit është fjala ‘La ilahe il Allah’. Domethënia e kësaj fjalë është: ‘Nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut’.

  1. Pyetja e nëntë: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Cilido që dëshmon ‘La ilahe il Allah ue en-ne Muhameden resulullah…’[5]

Përgjigjja: “… me sinqeritet nga thellësia e zemrës së tij, do të jetë haram për të zjarri (do të shpëtojë nga zjarri i xhehenemit).[6]

  1. Pyetja e dhjetë: Cili është gjynahu më i madh?

Përgjigjja: Shirku (Idhujtaria).

  1. Pyetja e njëmbëdhjetë: Ç’është Shirku?

Përgjigjja: Adhurimi i çdo gjëje tjetër përveç Allahut ose sëbashku me Allahun.

  1. Pyetja e dymbëdhjetë: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush betohet në diçka apo dikë tjetër përveç Allahut…”

Përgjigjja: “… ka mohuar ose ka bërë idhujtari.”[7]

  1. Pyetja e trembëdhjetë: A mund ta dijë të fshehtën dikush tjetër përveç Allahut? Cili është argumenti?

Përgjigjja: Të fshehtën nuk e di askush tjetër përveç Allahut të Madhëruar. Argument për këtë është fjala e Allahut në Kuran: “Thuaj: Askush përveç Allahut, në qiej apo në Tokë, nuk mund ta dijë të fshehtën.” Neml, 6

  1. Pyetja e katërmbëdhjetë: Çfarë kriteri duhet të plotësojnë veprat e mira që të jenë të pranuara tek Allahu i Madhëruar?

Përgjigjja: Duhet të kryhen me sinqeritet për hir të Allahut dhe në përputhje me traditën profetike.

  1. Pyetja e pesëmbëdhjetë: Cila sure e ka shpërblimin sa një e katërta e Kuranit? A mund ta recitosh?

Përgjigjja: Sureja që e ka shpërblimin sa një e katërta e Kuranit është Sureja El Kafirun.

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim

 

Kul ja ejuhel kafirun

La eabudu ma teabudun

Ue la entum abidune ma eabud

Ue la ene abidum ma abed-tum

Ue la entum abidune ma eabud

Lekum dinukum ue lijedin

“Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit!

“Thuaj: “O ju mosbesimtarë!

Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni.

As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.

Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre (idhujve) që ju i adhuroni

dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!

 Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” El Kafirun, 1-6

[1] E transmeton Ebu Daudi me nr 1529, nga sahabiu i nderuar Ebu Said el Hudriju (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Albani e ka vlerësuar këtë hadith ‘të saktë’, ashtu siç gjendet në librin e tij “Es Silsiletu Es Sahiha” me nr 334.

[2] Me ‘Teuhidin Rrububijeh’ është për qëllim pohimi me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve, të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij!

[3] Me ‘Teuhidin Uluhije’ është për qëllim veçimi i Allahut të Madhëruar me adhurim, të përkushtuarit e fesë vetëm Atij dhe refuzimi i idhujtarisë me të gjitha llojet dhe shfaqjet e saj.

[4] Me ‘Teuhidin El Esmau ue Sifat’, është për qëllim të besojmë dhe të pohojmë me vendosmëri të plotë emrat e bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e përsosura të Tij, të cilat përmenden në Librin e Tij dhe në thëniet profetike.

[5] ‘Nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i Allahut’

[6] E transmeton Buhariu me nr 128, Muslimi me nr 32, nga Enes bin Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

[7] E transmeton Tirmidhiu me nr 1535, nga sahabiu i nderuar Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Albani e ka vlerësuar këtë hadith ‘të saktë’, ashtu siç gjendet në librin e tij “Es Silsiletu Es Sahiha” me nr 2042.

Autori: Salim bin Sead Tauil
Përktheu: Edmond Ajdini

You may also like...