14 fjalët e urta që përdorte shejh Albani

Sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë- ka qenë i njohur në përdorimin e fjalëve të urta dhe prej fjalëve të urta të cilat i përdorte shpesh janë:

1- Iku prej shiut dhe u fut poshtë ullukut.
Përdoret për atë që ndërron argumentin për të sjellë një tjetër më të fortë dhe zgjedh një më të dobët.

2- Është dhi edhe sikur të fluturojë.
Përdoret për atë që kapet me fanatizëm pas mendimit të tij.

3- Justifikim më i keq se gjynahu
Përdoret për atë që justifikon fajin e tij me arsye të ulëta.

4 – A lëshon hije të drejtë shkopi i shtrembër?!
Përdoret për të treguar se nga logjika e shtrembër nuk del gjykim i drejtë.

5- Ndryshim i pamjes për hir të ngrënies.
Përdoret për atë që ndryshon ose paraqitjen e jashtme ose mendimet për hir te jetesës.

6- Kërkimi i famës, të thyen shpinën.
Përdoret për atë që në punët e tij nuk ka për qëllim Allahun por famën dhe e pëson.

7- O tokë shtrëngohu se nuk ka mbi ty njeri sa unë.
Përdoret për atë që e sheh vetën të fortë.

8- Do të ecë pa i dalë puplat.
Përdoret për fillestarin e papjekur që do të bëjë punët e të mëdhenjve.

9- Zogjtë ulen te ato që u ngjasojnë.
Përdoret për të treguar se përngjasimi i jashtëm ka ardhur si rrjedhojë e përngjasimit të brendshëm sepse zogjtë po nuk panë të tjerë si lloji i tyre nuk ulen me ta.

10- As në karvan dhe as në mësymje (në luftë kundër armikut).
Përdoret si shembull për atë që nuk janë të zotët të bëjnë gjë, as të lehtë dhe as të rëndë.

11- Kupa nuk derdhet derisa te mbushet.
Këshillë për nxënësin e dijes që të mos u japë të tjerëve pa u mbushur vetë.

Dr Abdullah Nabolli

facebook

You may also like...